“Ka ndonjë të re? Duhet vepruar tani”, sms në celularin e Kryemadhit që ‘kapin mat’ Haxhinaston nga SPAK: Mi bëj kërkesë Mondit, me letër, jo elektronike!

Kryesore

Publikuar: 13/11/2024

“Ka ndonjë të re? Duhet vepruar tani”, sms në celularin e Kryemadhit që ‘kapin mat’ Haxhinaston nga SPAK: Mi bëj kërkesë Mondit, me letër, jo elektronike!

Ish ministri është ‘kapur mat’ nga SPAK nga mesazhet e mes Monika Kryemadhit dhe biznesmenit amerikano-shqiptar, Adrian Shatku, i afërm i deputetes.

Ish ministri Edmond Haxhinasto  u pyet ditën e djeshme nga SPAK lidhje me dosjen Meta-Kryemadhi, pasi eksponenti i Partisë së Lirisë, i cili në të shkuarën ka mbajtur disa poste si drejtues i ministrive.

U pyeta si dëshmitar”, tha Haxhinasto pasi doli nga SPAK. 

Paraprakisht, Haxhinasto është marrë në pyetje lidhur me mesazhet e gjetura në celularin e Monika Kryemadhit për fibrat obtike, teksa kjo fushë ishte nën kompetencën e ministrisë që drejtonte Haxhinasto.

Po cilat janë sms në telefonin e Kryemadhit që ‘fundosin’ edhe Haxhinaston në afera korruptive?

Sipas dosjes së SPAK, me të ardhur në pushtet, si pjesë e koalicionit qeverisjes me socialistët, Monika Kryemadhi ka bashkëpunuar me biznesmenin amerikano-shqiptari i quajtur Adrian Shatku, ‘njeriu magjik’ në Partinë e Ilir Metës për të hyrë në biznesin e fibrave optike.

Shatku duket se ka qenë i pa kursyer për Monikën, duke i  dhuruar karta “American Epxress”, i paguan udhëtimet në Uashington, apo dhe  shpenzimet për klinikat, në të cilat Kryemadhi thotë se ka shkuar për arsye shëndetësore.

Por siç do gjë në jetë, çdo shërbim e ka një çmim  dhe në këmbim Monika kërkonte që biznesmeni amerikano-shqiptar të merrte dy kontrata koncesionare në telekomunikacion, për shtrimin i kabllove optikë dhe intekonjeksioni për thirrjet ndërkombëtare telefonike.

Për të siguruar këto dy kontrata, SPAK  duke iu referuar komunikime dhe dokumenteve shkresore, dyhson se Monika Kryemadhi vuri në lëvizje ministri dhe drejtori të rëndësishme që drejtoheshin nga përfaqësues të LSI-së, në mënyrë që miku i saj të merrte dy koncesione.

Fillimisht, biznesmeni Shatku kërkon përmes Ministrit të Transporteve dhe Industrisë, Edmond Haxhinasto, të hyjë në tregun e fibrave optike. Por ky treg ishte në kushte monopoli, falë një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2006 nga qeveria Berisha.

Rezulton që përpjekja e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës për të kaluar një VKM që zhbën monopolin e fibrave optike është refuzuar për t’u firmosur nga Edi Rama. Si mburojë apo pengesë është përdorur mos-dakortësia e ministres Milena Harito.

Ajo që thotë Milena është bizarre, ato… përveç prishjes së monopolit duhen ndjekur për dëme financiare-” i shkruan biznesmeni Kryemadhit.

Duke hasur “pengesën Harito”, Monika Kryemadhi ka nxitur ministrin Edmond Haxhinasto për të kaluar një rregullore që rrëzonte monopolin e kompanisë.

Dokumentet e prokurorëve tregojnë se Kryemadhi përfshihet ndjeshëm dhe më shumë intensitet që në një kohë sa më të shpejtë të rrëzohet monopoli i shtrimit të fibrave optike ndërsa kushëriri i saj duket se po humbte durimin.

Ka ndonjë të re me kabllon? Investitorët po humbasin besimin. Duhet vepruar tani”. – thuhet në një e-mail të datës datë 17 shtator, 2014 që Monina Kryemadhi mori nga kushëriri i saj në amerikan, Ardian Shatku. Një ditë më vonë, Kryemadhi informon biznesmenin se gjithçka do të mbyllej brenda javës.”Besoj këtë javë. Mi bëj një kërkesë zyrtare Mondit (shënim Edmond Haxhinastos), që të japi të drejtë për të vendosur fibrat në akset e rrugës. Me letër, jo elektronike, ta printojmë”– porosit Kryemadhi.

Pas këtyre e-mailve e gjithë Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë vihet në lëvizje.

/Pamfleti