Probleme kardiovaskulare dhe diabet, Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu/ Gjykata e Elbasanit vendos thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë

Aktualitet

Publikuar: 11/11/2024

Probleme kardiovaskulare dhe diabet, Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu/ Gjykata e Elbasanit vendos thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë

Është zhvilluar në Gjykatës e Elbasanit seanca e radhës gjyqësore ndaj ish kryebashkuiakut të Kukësit Safet Gjici i cili kërkon qëndrimin në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit për shkak të kushteve shëndetësore. Gjykata vendosi thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të pretenduar të Safet Gjicit. Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është data 14 nëntor 11:45. Ish kryebashkiaku i Kukësit vuan dënimit për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që i ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore. Safet Gjici i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat. Sipas avokatit, ish kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmardhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Jançe shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.