“Sjell dashnorët në shtëpi, kam fakte”/ Djali akuza nënës: Më thonë biri i ku**ës! Fle me burrin e flet me…

Aktualitet

Publikuar: 10/11/2024

“Sjell dashnorët në shtëpi, kam fakte”/ Djali akuza nënës: Më thonë biri i ku**ës! Fle me burrin e flet me…

Pavlina ka thirrur nënën, Dritën në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar pjesën e saj të pasurisë pasi thotë se është nënë e dy fëmijëve dhe pa asnjë përkrahje. Nëna nuk pranon t’i japë asgjë as Pavlinës dhe as të birit pasi thotë se ia kanë marrë shtëpinë me gënjeshtra. Gjuha mes nënës e vajzës është shumë e ashpër, ndërsa Drita trondit të gjithë të pranishmit në studion e emisionit “E Diela Shqiptare” se djali e ka dhunuar, duke shtuar se ndaj djalit e nuses ka urdhër mbrojtjeje. Ajo thotë se truallin prej 496 metrash katrorë dhe shtëpinë prej 79 metrash katrorë ia ka dhuruar ndërsa ka qenë me depresion dhe është mashtruar.

Pavlina: Kjo zonja këtu zonja Eni…
Eni Çobani: “Kjo zonja këtu” është mamaja moj zonjë! Si është “zonja?”
Drita: Kujt i thua zonjë? S’ke turp ti moj? Si s’më thua nënë?!
Pavlina: Ti për mua nuk je nënë!
Drita: Ju kam lindur dhe ju kam rritur më mirë se të tërë!
Pavlina: Ti mua dasmë nuk më bëre, pasuri nuk më dhe. Unë kam dy fëmijë, në punë nuk vete të punoj që të bëj shtëpi. Unë dua pjesën time.
Drita: Nuk kisha dhe nuk të bëra!
Pavlina: Mirë, më jep shtëpinë e fshatit, më kishe premtuar që do të të jap shtëpinë e fshatit. Shtëpinë e fshatit nuk ma dhe. Tani unë dua ose lekët, ose pjesën time të pasurisë.
Drita: Të pasurisë? Po unë kalova depresion dhe më gënjejnë, më morën firmat e ua dhashë shtëpitë të tëra se më gënjejnë! Kam qenë 4 vjet me depresion, me ilaçe!
Eni Çobani: Si është historia që vajza të thotë zonjë, jo mama se tani është shumë e rëndë kjo? Çfarë ka ndodhur?
Drita: Po kjo histori znj. Eni se mua më gënjyen, më mashtruan se isha në depresion dhe më morën firmën, më morën shtëpinë!
Pavlina: Ore nuk më intereson!
Drita: Të intereson, s’të intereson unë nuk të jap as ty, as atij qenit!
Pavlina: Gjeji ku të duash!
Drita: Asnjërit, as ty, as atij! Nuk ju jap! E kam bërë me këto krahë, i kam duart flluskë!
Ardit Gjebrea: Znj. Drita, kush është qeni?
Drita: Im bir z.Ardit! Më kanë keqtrajtuar! Jam me urdhër mbrojtjeje! Më kanë rrahur, më kanë goditur, më kanë poshtëruar!
Ardit Gjebrea: Kush të ka rrahur?
Drita: Djali më ka rrahur! Ja ku është edhe urdhri i mbrojtjes atje me kartën!
Pavlina: Ti nuk më ke trajtuar si vajzën tënde, mendove vetëm për djalin!
Drita: Mendova dhe djali im më shpuri në këtë pikë! Ja ku janë tërë kartat, tërë dokumentet atje  nga Policia e Shtetit!

Urdhri i mbrojtjes me vlefshmëri për 6 muaj është lëshuar ndaj djalit dhe nuses. Drita thotë se ajo ka rënë pa ndjenja e madje djali i ka thënë se meritonte më shumë.

Drita: Më kanë goditur znj. Eni! Kam rënë pa ndjenja!
Eni Çobani: Po pse?
Drita: Më kanë goditur për hiçasgjë! Dhe më ka thënë që “unë me kaq të goditur? Të të bëja që mos të të merrte doktor në dorëzim!” Është shumë e vërtetë z. Ardit, ja ku janë edhe kartat!
Pavlina: Mirë ta bëri djali se ashtu e zgjodhe vetë!
Eni Çobani: Jo “mirë ia bëri djali” moj, si mirë ia bëri djali të rrahë mamanë?
Pavlina: Të mbajë djalin se për mua nuk ka menduar fare znj. Eni.