I ra aksidentalisht druri në kokë, ndërron jetë rrugës për në spital 56 vjeçari në Mirditë

Aktualitet

Publikuar: 06/11/2024

I ra aksidentalisht druri në kokë, ndërron jetë rrugës për në spital 56 vjeçari në Mirditë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Mirditë.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale M.GJ, 56-vjeç, teksa ishte duke prerë dru në fshatin Gjakëz, i ka rënë aksidentalisht një dru në kokë.

Për shkak të lëndimeve, 56-vjeçari u dërgua me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht humbi jetën rrugës. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.