Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllarit nga çështja e tij

Politikë

Publikuar: 06/11/2024

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllarit nga çështja e tij

Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Kushtetuese Marsida Xhaferllari nga shyqrtimi i ankimit për masën e sigurisë detyrim paraqitje si antikushtetuese.

Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi. Vendimi për rrëzimin e kërkesës së Berishës është marrë me shumicë votash.

Seanca për Berishën do të mbahet më datën 19 nëntor.