Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë

Politikë

Publikuar: 04/11/2024

Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë

Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK ku zbatoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem madhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë”, tha ajo.