Detaje nga atentati me 4 viktima në Shkodër: Autorët përdorën edhe acid përpara se të digjnin makinën

Aktualitet

Publikuar: 04/11/2024

Detaje nga atentati me 4 viktima në Shkodër: Autorët përdorën edhe acid përpara se të digjnin makinën

Të tjera detaje janë zbardhur nga masakra e Shkodrës, ku mbetën të vrarë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë të pafajshëm, Bashkim dhe Flutura Basha.

Mësohet se autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Aq sa dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.

Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues. Makina “Range Rover” , qe dyshohet se u perdor nga autoret rezulton e vjedhur ne Durrës me 17 Prill te ketij viti. Raportohet se mjeti eshte vjedhur ne lagjen 12 dhe ka qene pronari ne ate kohe qe beri denoncim ne policinë e Durresit.

Si ndodhi atentati në Shkodër? 

Masakra me 4 të vrarë dyshohet se u krye nga dy qitës, një i tretë në rolin e shoferit dhe i katërti që i largoi nga vendi ku makina luksoze u shkrumbua. Atentatorët i dolën paralel makinës “S Class”, duke hapur zjarr për disa metra, duke lënë të vdekur Licin dhe Bushatin, ndërsa çifti Basha që lëvizte me motoçikletë u goditën nga makina e autorëve, pasi humbi kontrollin nga breshëria e plumbave. Bashkim Basha humbi jetën në spital 4 ditë pas atentatit.