Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot në Selanik, ku i cilësoi forcat e reja politike si “maska të Sudes”.
Kulluri, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryeministri duhet të trajnohet si “roje arash koperative” se ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit’.
“Tani meqë Kryeministri i diasporës me autobusë me vete qënka shqetësuar duke etiketuar partitë e reja si “Sudja”, mirë është që të trajnohet si “roje arash koperative” se ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit!”, shkruan ai.