Shkodër/ Vritet vëllai i Ibrahim Licit, plagoset djali i ish-kandidatit të PD! Shkon në 4 numri i viktimave

Kronike

Publikuar: 30/10/2024

Shkodër/ Vritet vëllai i Ibrahim Licit, plagoset djali i ish-kandidatit të PD! Shkon në 4 numri i viktimave

Nga masakra në Shkodër bëhet me dije se është vrarë vëllai i Ibrahim Licit dhe plagosur djali i ish-kandidatit të PD Xhemal Bushat. Ndëkaq numri i viktimave ka shkuar në 4.

Katër persona kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedes Benz C-Class”, kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë tjetër që i ndiqte.

Breshëria e kallashnikovit ka lënë 4 persona të vdekur në vend, dhe një tjetër të plagosur rëndë.