“O komunist” – Protestuesit e PD godasin një qytetar, që kërkoi të lirohej rruga për të iku në shtëpi

Politikë

Publikuar: 29/10/2024

“O komunist” – Protestuesit e PD godasin një qytetar, që kërkoi të lirohej rruga për të iku në shtëpi

Protestuesit janë përplasur me qytetarët tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Madje, ata ofenduan dhe goditën një qytetar, që kërkoi të lirohej rruga dhe të ikte në shtëpi.

Qytetari: Kam shtatë vite që nuk votoj

Protestuesit: Më keq akoma

Qytetari: Nuk votoj, pse të votoj?

Protestuesit: As për Ramën nuk duhet të votosh, për asnjë

Qytetari: Nuk më ke dhënë asnjë lloj ndihme, as bukë nuk më ke dhënë

Protestuesit: Ku e ke teserën e partisë?

Qytetari: Me zanatin që kam…

Protestuesit: Ik shko në spital, ik

Protestuesit: Komunist

Protestuesit: Shko voto Ramën pra

Qytetari: Hape rrugën që të shkoj në shtëpi

Protestuesit: E pret Rama

Protestuesit: Je provokues

Qytetari: Unë? Nëse jam unë provokues, hajde shkojmë te shtëpia ime

Protestuesit: Jeton në Shqipëri ti?

Qytetari: Unë nuk jam me asnjë ore