Endri Noti dhe Gerson Tafa/ Kush janë kafshëdasi antiqeveri dhe inspektori i mjedisit që vjedhin miliona euro me forex?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 21/10/2024

Endri Noti dhe Gerson Tafa/ Kush janë kafshëdasi antiqeveri dhe inspektori i mjedisit që vjedhin miliona euro me forex?

Një tjetër dyshe po bën kërdinë në mes të Komunës së Parisit, në një objekt pas “lulishtes”. Ata janë Endri Noti dhe Gerson Tafa. I quajnë dyshe “fantastike” sepse mënyra si e kanë ngritur mekanizmin e zhvatjes është tejet interesante.

Endri Noti pas shkollimit në një universitet në Itali, u kthye në Shqipëri ku hapi disa pika në Tiranë për agjentët e tij të call centerit. I maskuar pas kompanive të programimit apo marketingut, aktiviteti i vërtetë i Endri Notit ishte vjedhja e qytetarëve europianë me platformat mashtruese forex.

Për mënyrën se si e nisi Endri Noti individualisht dhe më pas u bashkua me disa partnerë rrugës, do të flasim në vijim.

Gerson Tafa është një inspektor i inspektoriatit të mjedisit që prej vitit 2010. I punësuar si militant i Partisë Republikane dhe më pas i konvertuar në LSI-st për të mbajtur punën, sot Gerson Tafa është militant i thekur i Partisë Socialiste.

Emri i Gerson Tafës lidhet edhe më një skandal që ka përfshirë edhe vëllain i ish presidentit Nishani, gjithashtu inspektor mjedisi. Ilir Nishani dhe Gerson Tafa janë denoncuar para disa viteve nga një subjekt që i kishin vajtur për kontroll, se i kishin kërkuar rryshfet 30.000 lekë.

Pas disa viteve hetime, SPAK e ka dërguar dosjen në gjykatë dhe aktualisht Gerson Tafa dhe Ilir Nishani janë në pritje të gjykimit dhe dënimit për akuzën e korrupsionit dhe mitmarrjes.

Si u “lidhën” Endri Noti dhe Gerson Tafa?

Më 22 janar 2024, me kapital 100.000 lekë u themelua shoqeria UP Group. Administrator Emiljano Gogo dhe ortakë me 50% janë shtetasit Endri Noti dhe Gerson Tafa.

Kompania me objekt aktiviteti në fushën e menaxhimit dhe marketingut, si dhe në konsulencën dhe trajnimet profesionale, në të vërtetë kryen aktivitetin e vjedhjes me forex mu në mes të Komunës së Parisit. Anglezët, spanjollët dhe gjermanët janë gjahu i preferuar i “animalistit” Endri Noti dhe i inspektorit të mjedisit që pret të dënohet për mitmarrje, Gerson Tafa.

Po ku janë të shpërndara nëpër Tiranë “celulat” e forex të Endri Notit?

Cilët janë zyrtarët policorë që Gerson Tafa paguan çdo muaj për t’i lejuar aktivitetin e vjedhjes?

Si i ka deklaruar Endri Noti dhe Gerson Tafa miliona euro prona të blera nga Farka deri në bregdet?

Kush është zyrtari i lartë i përfshirë në skemë që i jep garanci Gerson Tafës?