Rrethimi nga SPAK dhe Perëndimi ka ndikuar në financat e Familjes Berisha gjatë vitit 2023.
Argita Berisha, babai dhe bashkëshorti i të cilës po përballen me drejtësinë për korrupsion dhe pastrim parash, ka nisur të boshatisë llogaritë bankare gjatë vitit 2023.
Gjatë vitit 2023, Argita Berisha ka tërheur rreth 300 mijë euro nga llogaritë bankare.

Pakësimi i llogarive nuk specifikohet, por nga ana tjetër Argita Berisha nuk deklaron blerje të pasurive të luajtshme api të paluajtshme.

Ndërkaq, të ardhurat kryesore të Argitës rezultojnë nga Fakulteti i Drejtësisë. Mumgojnë të ardhurat e majme nga qiratë, nga një fakultet në Kosovë dhe në forma të tjera.
Ndërkaq, të ardhurat kryesore të Shkëlzen Berishës për vitin 2023 rezultojnë nga biznesi i boronicave, rreth 120 mijë euro.

Por nga ana tjetër edhe llogaritë bankare të Shkëlzenit janë pakësuar gjatë vitit 2023 me rreth 130 mijë euro, plus 110 mijë euro dhënë hua.

Gjatë vitit 2023, llogaritë bankare të Argitës dhe Shkëlzenit janë pakësuar me 430 mijë euro.
Pasuria e Familjes Berisha ka një vlerë dhjetëra milionë euro. Një pjesë e pasurisë është sekustruar nga SPAK si produkt i veprimtarisë korruptive.