Moderatorja Dasara Karaiskaj sot para Gjykatës Penale për shpifje, dikur i “ngjitej” Aldor Ninit për një pjatë supe përmes mbesës së Anila Bashës

Dosje rozë

Publikuar: 15/10/2024

Moderatorja Dasara Karaiskaj sot para Gjykatës Penale për shpifje, dikur i “ngjitej” Aldor Ninit për një pjatë supe përmes mbesës së Anila Bashës

Nuk është hera e parë që shohim njerëz nga bota e show-bizit që për një pjatë supe peshku i afrohen personazheve nga bota e biznesit. E tillë është edhe historia e Dasara Karaiskaj, e cila faktikisht njihej me Aldor Ninin që nga viti 2013, duke e lidhur atë me Ninin në mënyrë sporadike për arsye pune.

Dasara Karaiskaj: Bashkëshorti më la për një vajzë 10 vjet më të re se unë

Gjithçka mori formë në momentin që Aldor Nini filloi të frekuentohej me mbesën e Anila Bashës, një gazetare që gjithashtu nuk refuzon dot dreka peshku, siç kemi raportuar në lajme të tjera. Dasara Karaiskaj dhe familja e Anila Bashës kanë një miqësi të vjetër dhe të konsoliduar me njëri-tjetrin.

Mësohet se Dasara Karaiskaj vazhdimisht, kur ftonte Aldor Nini-n dhe mbesën e Anila Bashës për drekë në Durrës, harronte portofolin ose kishte vetëm kartën e saj “italiane” në xhep, me të cilën, sipas saj, nuk mund të paguante në Shqipëri.

Në raste të tjera, ajo zhdukej me mbesën e Anilës, e cila është plot 20 vjet më e re se Dasara, në Durrës për dreka dhe darka, dhe për shkak të portofolit të harruar, detyronte vajzën e re të paguante, përveç drekës, edhe naftën për makinën e saj – të gjitha këto, normalisht, nga paratë e Aldor Nini-t.

(https://www.youtube.com/watch?v=HulkHRfj778&t=76s)

Dikur, Dasara ankohej në emisione televizive se bashkëshorti i saj e kishte lënë për një vajzë 10 vjet më të re se ajo – por çfarë e lidh Dasarën tashmë me një vajzë 20 vjet më të re, e cila i paguan naftën e makinës dhe drekat e peshkut në Durrës?

Jo vetëm që hante dreka me paratë e Aldor Nini-t, por i prezantonte mbesës edhe miq të vjetër, si Valmir Xhaferajn, nga televizioni ku ajo punonte, miq që dikur vendosnin mikrofonët për të ftuarit, dhe më pas u ndaluan nga policia e shtetit sepse ndiqnin Aldor Nini-n me urdhër të mbesës nëpër Tiranë me 140 kilometra në orë për ta kërcënuar me jetë – ndërkohë që ai bashkëjetonte me një vajzë tjetër.

Arsyeja pse Dasara sot është përpara gjykatës lidhet me një intervistë me Aulona Mustën në televizionin MCN, për të cilën ajo akuzohet nga Aldor Nini për shpifje. Në intervistë, Dasara rrëfeu për publikun që tortën me format gjenitale ia kishte bërë dhuratë Aldor Nini mbesës së Anilës, ndërkohë që nga dosja penale rezulton nga dëshmia e mbesës se tortën ia kishte bërë dhuratë shoqëria e saj. Duket qartazi se Dasara po përpiqet të hedhë baltë mbi imazhin e Aldor Nini-t. Më tej, Dasara tha se videoja e tortës ishte bërë nga vetë Aldor Nini, por hetimet treguan që ai nuk kishte qenë i pranishëm kur i ishte dhënë torta e famshme mbesës. Të gjitha këto janë argumentet e palës paditëse kundër Dasares.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet çështja në Gjykatën Penale, nën drejtimin e gjyqtares Migena Laska.