Opozita prej disa kohësh po vijon atë që e quan mosbindje civile.
Lidhur më këtë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, një prej themeluesve të partisë “Djathtas 1912”, Enkeled Alibeaj, u shpreh se opozita ka gjetur këtë mënyrë për të bërë poltikë.
Sipas tij, numri i mbështetësve të Sali Berishës është ulur edhe këtë sipas tij, e tregoi edhe protesta e 7 tetorit.
“Është një segment opozitar që ka gjetur këtë trajektore të mënyrës se si mund të bëhet politikë. Është e drejta e tyre. Në protesta që unë kam qenë, të drejtuara nga Basha kanë qenë më të mëdha se këto. Pashë që kishte një rrudhje, numër i vogël mbështetësish, atëherë ka pas më shumë mbështetje’, tha ai.
Teksa foli për krijimin e partisë së re ‘Djathtas 1992’, ai tha se ka qenë nismë e një grupi deputetësh.
“Jemi një grup individësh dhe kolegë që vendosëm që të sillnin një jetë imagjiantën e së djathës së munguar në Shqipëri. Na ka ardhur natyrshëm si një nevojë dhe ka qenë një ndjesi e përhapur nga 90 e këtij që e djathta që asnjëherë nuk u bë dhe ngeli një ëndërr e parealizuar. E dhjatha ka munguar edehe para ’90, ai sistem ishte kundër individit dhe pronës, këto janë vlerat kryesore të së djathtës. Ne kemi pasur në diskutime edhe emra të tjerë, po nuk kemi dashur që të aventurohemi në ide populiste ose që ngjallin emocione të momentit. Ne jemi nisur me iden që të mos jetë një parti, por më tepër një vokacion politik”, tha ai.