Foto / Kreu i Unionit të Gazetarëve ‘ha supë’ te trafikanti Gjergj Luca që ka urdhëruar sulme ndaj gazetarëve

Kryesore

Publikuar: 14/10/2024

Foto / Kreu i Unionit të Gazetarëve ‘ha supë’ te trafikanti Gjergj Luca që ka urdhëruar sulme ndaj gazetarëve

Tek menca e oligarkut të peshkut Gjergj Luca, ngritur mbi prona publike, të cilat i ka përfituar në formë klienteliste, nuk shkojnë për të ‘ngrënë supë’ vetëm politikanë të korruptuar dhe biznesmenë kontroversë, por edhe gazetarë, diplomatë, hoxhallarë dhe figura të drejtësisë.

Prezenca e gazetarëve te menca e Gjergj Lucës merr një tjetër valencë në kushtet kur olirgarku i peshkut jo vetëm ka përfituar prona dhe para publike fale lëpirjeve ndaj Edi Ramës, por është sekduar në raporte ndërkombëtare si trafikant i hershëm droge, ortak me Pëllumb Gjokën, i arrestuar nga SPAK si grup kriminal, me Dorian Beun dhe Syrjan Tolën, të arrestuar në Milano si pjesë e një bande kokaine, me Agron Metvelajn, i arrestuar në Itali si pjesë e një organizate kriminale që transportonte kokainë nga Shqipëria drejt gjithë Europës, ortak me Roland Ziun, Jani Moravën, Artur Gjinin dhe Arjan Andonin, që të gjithë të skeduar për trafik droge.

Gjithashtu ka një material audio ku Gjergj Luca kërcënon një gazetar se do t’i sulë bodigardët dhe se do t’i mbushë mishin me kripe se pse ka shkruar disa të vërteta rreth veprimtarisë së Lucës.

Gjergj Luca dyshohet se është urdhëruesit dhe financuesi i sulmit fizik ndaj gazetarit dhe botuesit të Pamfletit, Gjergj Zefi.

Oligarku i peshkut ka dalë publikisht para SPAK, duke ftuar në ‘duel’ gazetarët Gjergj Zefi dhe Adriatik Doçi, për shkak se dy gazetarët kanë shkruar se Luca ka përfituar para dhe prona publike, si edhe është ortak me trafikantë kokaine.

Gjergj Luca ndërmori edhe një nismë për të miratuar një ligj për mediat, me qëllim për të goditur mediat që nuk pranonin supën e tij.

Në këto rrethana është tejet kompromentuese prezenca e kryetarit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa në krah të oligarkut të peshkut Gjergj Luca si dhe tek menca e tij në Labinot.

Nga njëra anë z. Çipa flet, del me deklarata dhe organizon takime për të drejtat e komunitetit të gazetarëve, përballjen e tyre me krimin dhe korrupsionin, dhunën fizike dhe psikologjike, kërcënimet dhe shantazhet, nga ana tjetër shfaqet në krah të Gjergj Lucës, një personazh që paguan disa media për t’i bërë freks, ndërsa kërcënon mediat dhe gazetarët, të cilët nuk pranojnë të ‘hanë supën’ e tij.

Z. Çipa, i cili perceptohet një gazetar serioz, i respektuar, me parime dhe i formuar, është i lirë si indivit të shkojë ku të dojë dhe madje të bëhet edhe kumbar i Gjergj Lucës.

Por z. Çipa, si kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë përfaqëson autoritetin, imazhin dhe fytyrën e Unionit të Gazetarëve, dhe si i tillë shfaqja e tij në mencën e Gjergj Lucës dhe krah oligarkut kompromenton rëndë Unionin e Gazetarëve, duke ulur besueshmërinë në sytë e publikut.

Duket gati e pabesueshme që kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë t’a ‘tërheqë për hunde’ Thithlopa e Gjobave, herë duke e çuar te menca e Gjergj Lucës dhe herë në dyert e gjykatave për historitë rozë të mbesës së saj me drejtuesin e Acromax, Aldor Ninin.

Edhe Vesho mallisti, i cili paguhet çdo muaj nga Gjergj Luca me 2.5 mijë euro me bankë dhe 2.5 mijë euro cash, ku në këmbim bën lajm edhe kur Luca del nga banjo apo kur ha fasule, nuk shfaqet kaq hapur te kazani i supës së Gjergj Lucës.