Kol Kyçi kërcënon Gaz Bardhin: Do kesh fatin e Vis Martinajt (shoqatat dhe institucionet heshtin)

Krim & Korrupsion

Publikuar: 10/10/2024

Kol Kyçi kërcënon Gaz Bardhin: Do kesh fatin e Vis Martinajt (shoqatat dhe institucionet heshtin)

Gazetari Sokol Balla, i njohur si Kol Kyçi, duke dalë jashtë korrnizës së gazetarit dhe hyrë në atë të Kodit Penal, ka kërcënuar mbrëmë kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhin.

Kol Kyçi, duke shfytëzuar ekranin e ABC, paralajmëroi Gaz Bardhin që të mos thellohet në gabime pasi mund të ketë fatin e Ervin Salianjit apo të Ervis Martinajt, i zhdukur prej 9 gushtit 2022.

Çdo ditë Gazmend Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë. Edhe SPAK e parlajmëroi. E njoftoi se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara, por duke e këshilluar që të mos nxitojë herë tjetër ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit dhe herë në formën e Visit, dhe fundi nuk është i lumtur“, tha Sokol Balla.

Zakonisht janë politikanët ata të cilët kërcënojnë gazetarët, të cilët ekspozojnë abuzimet e tyre. Por disa gazetarë kanë tejkaluar politikanët me pasuri, interesa, si sekserë të pushtetit dhe për hareme. Ndaj edhe Kol Kyçi, i cili e ka kthyer ABC-në në harem, shënon precedentin e parë që një gazetar kërcënon një politikan.