Prapaskena

Aktualitet

‘Merimanga’ e fondeve të shoqërisë civile Blerjana Bino raporte të njëanshme për sulmet ndaj gazetarëve

Publikuar: 06/10/2024

Dy qendra fantazmë, të cilat ‘rruajnë’ fondet e Bashkimit Evropian për shoqërinë civile me raporte copy pase dhe partiakë, kanë publikuar raportin e radhës klientelist dhe të njëanshëm për lirinë e medias dhe klimën e pasigurt për gazetarët në Shqipëri.

Bëhet fjalë për qendrat për Shkencën dhe Inovacion për Zhvillim si dhe Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa, të cilat përlajnë fonde publike dhe të BE-së në emër të shoqërisë civile dhe gjoja për të kontribuar për demokratizimin e vendit.

Pas Qendrës për Shkencën dhe Inovacionin për Zhvillim (SCiDEV) qëndron ‘merimanga’ e shoqatave dhe fondeve për shoqërinë civile, Blerjana Bino, drejtore e Kërkmit dhe Zhvillimit në universitetin e Naim Çilit.

Në raportin e SCiDEV dhe OBCT nuk përmenden sulmet e Familjes Berisha dhe Ilir Metës ndaj gazetarëve, por vetëm ndonjë shoqe e Blerjana Binos që është trysnuar nga pushteti, edhe pse nga pushteti ka marrë tendera.

Kjo duket se është arsye se raporti i SCiDEV dhe OBCT ka gjetur pasqyrim kryesisht në televizionin e Familjes Berisha.



Më të lexuarat