Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë, humb jetën shoferi

Aktualitet

Publikuar: 04/10/2024

Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar. Tre makina, një Volkswagen, Audi dhe një automjet tjetër janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit  në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit i Lazer Firza 65-vjeç, i cili ka shkuar në spital pa shenja jeta.

“Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Lazer Firza, 65 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital, informoi sot policia