Po preken edhe të rinjtë, arsyet përse janë shtuar hemorragjitë cerebrale

Aktualitet

Publikuar: 28/09/2024

Po preken edhe të rinjtë, arsyet përse janë shtuar hemorragjitë cerebrale

Jo vetëm infarktet e zemrës por edhe ato të trurit dhe po ashtu hemorragjitë cerebrale janë rritur sidomos në këtë periudhë.

Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10 qytetarë që kanë pësuar hemorragji cerebrale në shërbimin neurovaskular në QSUT.

“Sidomos në këtë periudhë ku ka luhatje të temperaturave rritet numri i tyre. Pasi në verë hapen enët e gjakut.

Ndërsa tani për shkak se pacientet nuk shkojnë të ndërrojnë mjekimin bëjnë hiper tension çka çon në hemorragji cerebrale“-shprehet Entela Basha, mjeke neurologe.

Infarkti i trurit dhe hemorragjitë cerebrale më parë kanë qenë sëmundje që haseshin në mosha të treta por tanimë ka shumë të rinj .