Poshtërsitë e Fahri Balliut nga afera me dekoratat, spiun i Sigurimit, sekser i Metës dhe Shëlzenit, korrupsion, pastrim parash deri tek Gërdeci dhe aferat me kompanitë serbe

Investigim

Publikuar: 22/09/2024

Poshtërsitë e Fahri Balliut nga afera me dekoratat, spiun i Sigurimit, sekser i Metës dhe Shëlzenit, korrupsion, pastrim parash deri tek Gërdeci dhe aferat me kompanitë serbe

Dalja në skenë i Fahri Balliut si sekser i Ilir Metës në shitblerjen e dekoratave nuk është një befasi, por thjeshtë poshtërsia e radhës së një personazhi, i cili dikur i këndonte Ramiz Alisë dhe partisë, ndërsa më vonë Sali Berishës, duke u kthyer në një nga duart e punëve të pista të Familjes Berisha, por edhe të Ilir Metës, i pari non grata dhe nën akuzë si i korruptuar, ndërsa i dyti kandidat për non grata dhe t’u akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Sulejman Rexhepi, ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, ka dëshmuar se si Ilir Meta, përmes Fahri Balliut, i ka ofruar një dekoratë të lartë për 300 mijë euro. Rexhepi shkruan në librin e tij se është takuar me Fahri Bslliun dhe i dorëzoi këstin e parë prej 80 mijë eurosh.

Nuk dihet nëse SPAK ka nisur hetimet për këtë dëshmi korrupsioni, por Fahri Balliu është i njohur si një sekser i hershëm i Ilir Metës.

Fahri Balliu, me leje të Ilir Metës, ishte sekseri kryesor i Dritan Priftit për plaçkitjen e pasurive publike. Fahriu çonte çdo javë në zyrën e Priftit një klient të ri, me porosi të Ilir Metës, për të zhvatur një copë nga pasuria publike.

Një ditë Fahriu u paraqit me Shkëlzen Berishën në zyrën e Priftit, duke bërë pazare. Prifti i regjistroi. Videoja përfundoi më pas në duart e Ilir Metës, i cili shantazhoi Berishën dhe i mbylli gojën në vitin 2015, kur Berisha nisi një sulm ndaj Metës.

 “Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty”, tha Meta, në seancën paralamentare të datës 5 mars 2015.

Video me protagonistë Shkëlzenit dhe Fahri Balliun kishte rënë në duart e Spartak Brahos, në atë kohë shumë pranë Metës. Video ishte zbuluar nga ekspertët gjatë kontrollit të lap-topit, ku ishte video Meta-Prifti. Ndërsa Berisha nuk po tërhiqej nga akuzat, Meta e kërcënoi për herë të parë Berishën, se do të publikonte videon. “Jo, jo, derisa i ke ti, do t’i nxjerrësh ti. Unë do të nxjerr ato…”, tha Meta.

Videoja nuk u publikua kurrë, pasi Sali Berisha u zbyth dhe mbylli gojën. Në mes hyri Fahri Balliu. Shumë shpejt raportet mes Metës dhe Berishës u ‘zbutën’.

Fahri Balliut, spiun me pseudonimin ‘Këndezi’

Fahri Balliu, i përfshirë përmes së bijës në korrupsionin e Gërdecit, afera të tjera me rrugët dhe i njohur si sekser i punëve më të pista pranë dyshes Berisha-Meta, është lakuar si spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Këndezi’.

Balliu nuk i ka mohuar kurrë zërat për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, ndërsa është fakt që shkonte pas Ramiz Alisë, siç edhe e tregon kjo foto.

Më pas Fahriu u kthye në demokrat i flakët, duke u bërë pjesë e SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes. Në të njëjtën kohë Berisha e bëri sekretar të ambasadës tonë në Maqedoni, ku më pas e përzuri pas nisi të shiste bursat.

Megjithatë, Fahriu u ngjit pas krushkut të Berishës, Luan Malltezit. Si spiun më i vjetër dhe pas Ramiz Alisë, Fahriu u kthye edhe në mentor i Ilir Metës dhe sekseri i tij kryesor. Fahriu i mbyllte punët e pista edhe Shkëlzenit, ndërsa prezantohej si babai shpirtëror i Lulzim Bashës, deri kur Basha u distancua nga Berisha.

Historia e Fahri Balliut pas perdeve të pushtetit është e gjatë dhe e mbushur me pazare, lëpirje, përfitime, intriga etj., histori për të cilën nuk do të mjaftonin qindra artikuj.

Dy vjet më parë, Edi Rama, përmes Autoritetit të Dosjeve, zbuloi për herë të parë dosjen e Ilir Metës si sipun i ish Sigurimit të Shtetit, me emrin Ilir Metaj.

Ditët e fundit u publikua edhe një pjesë e dosjes së Ilir Metës, i cili ishte paguar me 50 lekë për të spiunuar shokët.

Zulimi si spiun i ish Sigurimit degradoi më tej figurën e Ilir Metës, por megjithatë nuk zbehu aspak imazhin e tij si monument i korrupsionit në Shqipëri, i cili pret ditat-ditës prangat e SPAK-ut.

Krahas ekspozimit të dosjes së Metës, PS-ja dhe një pjesë e PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, rikthyen lojën e hapjes së dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Prova e parë u dha kur PS dhe PD miratuan disa ndryshime ligjore, ku u hoq pengesa për verifikimin e politikanëve që kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës tek komisionet Mezini dhe Bezhani.

Edhe pse PS-ja dhe PD-ja pro amerikane, siç u konfirmua më pas, nuk e kishin seriozisht hapjen e dosjeve, i biri i Fahri Balliut, Klevis Balliu, u shpreh i shqetësuar kundër hapjes së dosjeve, me argumentin se një akt i tillë do të krijojë përplasje.

Këta duan ta bëjnë sot këtë për të futur në konflikt, konflikt të madh, jo të vogël”, u shpreh Balliu i vogël.

Ish-deputeti propozoi që ky ligj të aprovohej vetëm për ata persona që duan të kandidojnë në një pozicion të caktuar, por jo për spiunët si babai i tij.

Klevis Balliu u bë i njohur me gabimet e pafundme drejtshkrimore që e bënë të etiketohej si “analfabet” në rrjetet sociale.

Balliu nuk di të shkruajë as emrin e tij. Nuk e di as se emrat nisin me shkronjë të madhe. Ai nuk di të shkruajë një fjalë. Çuditërisht ai është ‘diplomuar’ në Londër dhe madje ka botuar edhe një libër për angazhimin e tij për bllokimin e zbatimit të projektit për Unazën e Madhe.

Një libër e ka botuar edhe Fahriu kundër Nexhmije Hoxhës, edhe pse ka qenë kamarier i rrethit të dytë i Nexhmijes.

Në tetor 2020, Klevis Balliu u kundërshtua nga baza e demokratëve në qarkun e Korçës, të cilët nuk i besuan një tjetër mandat për deputet. 

Por, pas largimit të Bashës, Berisha e afroi sërish analfabetin e Fahriut.

Dihet se pas tij qëndron spiuni i vjetër i Sigurimit të Shtetit, Fahri Balliu, me tre pseudonime. Një nga psedudonimet është ‘Këndezi’.

Balliu ka organizuar takimin mes Sali Berishës dhe Millosheviçit në Ohër, takim i cili i hëngri kokën edhe biznesmenit Remzi Hoxha.

Përfshirja e Fahri Balliut në Gërdec

Fahri Balliu është i implikuar në aferat kryesore të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Në fabrikën e vdekjes së Gërdecit, ka qenë e përfshirë edhe vajza e Fahri Balliut, Henris Balliu, e cila nuk u mor kurrë në pyetje nga ana e Prokurorisë.

Më poshtë është faksimile e kompanisë që ndërtoi fabrikën e Gërdecit, ku vajza e Fari Balliut është aksionere me 20 %.

Ajo është aksionere me Migal Deliorgjin. Sigurisht, pas saj qëndron Fahriu.

Afera 150 milionë euro me kompanitë serbe

Rrjeti i njohur i gazetarisë investigative në Ballkan, BIRN, ka hetuar veprimtarinë e kompanisë Alpine Bau në Ballkan dhe mes të tjerash në Shqipëri, duke zbuluar se kompania përveçse ka fituar miliona euro nga buxheti i shtetit shqiptar, i ka transferuar ato në parajsat fiskale jashtë vendit.

Adminstratore e kompanisë në Shqipëri ka qenë Blegina Agolli, kunata e Fahri Balliut. Ky i fundit ka qenë sekseri dhe fija e korrupsionit mes kompanisë dhe qeverisë Berisha.

Falë ndërhyrjes së tij, kompania mori disa nga tenderat më të mëdhenj në vend, mes të tjerash, mbikalimin e Tiranës, rrugën Levan- Vlorë, segmentin Fratar- Tepelenë, që nuk e bëri kurrë, si dhe TEC-in e Vlorës.

Të gjitha këto investime të ofruara nga buxheti i shtetit kapin një shumë rreth 150 milionë euro.

Pastrim parash dhe jetë luksi

Makina nuk figuron e deklaruar nga Klevis Balliu në ILDKPKI. Më herët, Klevis Balliu ka pasur edhe një makinë Q7, të cilën gjithashtu nuk e ka deklaruar.

Çuni i Fahriut posedon edhe disa apartamente, të cilat nuk i ka deklaruar.

Këto janë vetëm disa nga aferat dhe bëmat e Fahri Balliut, herë duke dalë vetë, herë duke futur të bijën, herë të birin analfabet dhe herë kunatën.