Zbërthimi NISI! Aplikacioni “Ghost” shënon “viktimat” e para. Kapet i riu, i dalin lidhjet me MAFIAN shqiptare

Pa kategori

Publikuar: 20/09/2024

Zbërthimi NISI! Aplikacioni “Ghost” shënon “viktimat” e para. Kapet i riu, i dalin lidhjet me MAFIAN shqiptare

AUSTRALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zbërthimi i aplikacionit të koduar “Ghost” që përdorej nga grupet kriminale, dhe që çoi në pranga dhjetra persona. Në mesin e personave që janë vënë në pranga është dhe një 36-vjeçar nga Viktoria, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me mafian shqiptare, në trafikimin e një sasie të madhe me kanabis, që kapte vlerën e 1.2 mln dollarëve. Sipas mediave vendase, aplikacioni “Ghost” përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete mes anëtarëve të bandës kriminale shqiptare.

Një tjetër lidhje e aplikacioni “Ghost” me Shqipërinë del pas arrestimit të një personi në Itali, i cii sipas oficerit të policisë Leonardo Lando, kishte lidhje edhe më Shqipërinë. Personi në fjalë ishte në kërkim që prej vitit 2023, dhe dyshohet se ka pasur “një rol të madh” në Sacra Corona Unita.

“Për shkak të gjeografisë, afërsia e Shqipërisë me këtë zonë është shumë thelbësore dhe vendimtare për këtë lloj hetimi”, tha oficeri. “Pra, ne shpresojmë se do të jetë vetëm një fillim për bashkëpunimin e ri të zbatimit të ligjit”, përmbylli Lando.