“Na keni çarë k****”, tifozët shpërthejnë ndaj lojtarëve të Milanit, largohen nga stadiumi para fundit të ndeshjes

Sport

Publikuar: 18/09/2024

“Na keni çarë k****”, tifozët shpërthejnë ndaj lojtarëve të Milanit, largohen nga stadiumi para fundit të ndeshjes

Milani u mposht me rezultatin 1-3 ndaj Liverpulit, në duelin e parë të Champions-it, duke zhgënjyer totalisht tifozët kuqezinj, të cilët nuk i kursyen shpërthimet ndaj skuadrës së tyre.

Prej minutës së 80-të disa tifozë kuqezi u larguan nga tribuna e San Siros, ndërsa nga minuta e 85-të “Curva Sud” vendosi të mos këndonte më këngë dhe të heshtin.  

Para fishkëllimës së fundit atmosfera u nxeh edhe më shumë. “Na keni çarë k*rin”, ka brohoritur disa herë i gjithë stadiumi teksa ndeshja shkonte drejt fazës finale.

Pasi ndeshja mbaroi, Fonseka dhe lojtarët e tij u rreshtuan nga tifozët poshtë tribunës, duke marrë kritika të shumta. Mbrëmjen e djeshme rreth 60 mijë tifozë ishin të pranishëm në San Siro. 

E djeshmja ishte një mbrëmje për t’u harruar dhe për portierin e Milanit, Mike Maignan. Francezi, i cili kishte thirrur dy herë asistencën e stafit mjekësor në pjesën e parë për shkak të problemeve muskulore, u godit në mënyrë të pavullnetshme në gju nga Tomori në fillimin e pjesës së dytë.

Numri një i kuqezinjve u detyrua të dilte nga fusha dhe vendin e tij e zuri i riu Lorenzo Torriani, i lindur në vitin 2005.

Në orët në vijim do të duhet të vlerësohen kushtet e Maignan për ndeshjen shumë të rëndësishme të së dielës në mbrëmje: derbin ndaj Interit.