Jep dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës Lorena Goxhobelli, 36 mijë kërkesa pa përgjigje, institucioni në kaos

Aktualitet

Publikuar: 18/09/2024

Jep dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës Lorena Goxhobelli, 36 mijë kërkesa pa përgjigje, institucioni në kaos

Burime për Prapaskenën bëjnë me dije se ka dhënë dorëheqjen për herë të tretë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Gjatë 5 javëve në krye të Hipotekës, Lorena Goxhobelli ka dhënë dy herë dorëheqjen, por në të dy rastet dorëheqja nuk i është pranuar nga linja që e kavendosur në atë pozicion, duke lobuar tek Edi Rama.

Sipas burimeve, zonja Goxhobelli ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme për herë të tretë.