U rrëzua nga shkallët e anijës, humb jetën 22-vjeçari në Porto Romano

Aktualitet

Publikuar: 16/09/2024

U rrëzua nga shkallët e anijës, humb jetën 22-vjeçari në Porto Romano

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga shkallët e një anije në Porto Romano. Sipas policisë, i riu ishte pjesë e ekuipazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e anijes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”,njofton policia