Mafia One Albania dorëzohet para Anila Bashës, pas shtrëngimit e sharjeve i rikthen reklamën. (Një përgjim dhe një histori shantazhi)

Krim & Korrupsion

Publikuar: 16/09/2024

Mafia One Albania dorëzohet para Anila Bashës, pas shtrëngimit e sharjeve i rikthen reklamën. (Një përgjim dhe një histori shantazhi)

Kompania zhvatëse me natyrë mafioze One Albania është dorëzuar para shantazhit të gazetares Anila Basha, e njohur si ‘thithlopa e gjobave’, duke rinisur financimin e portalit Newsbomb të zonjës Basha.

Pas një fushate denoncimesh nga Anila Basha, me anë të pipëzës së saj mediatike, kupola e One Albania në Tiranë ka vendosur një buxhet për Anila Bashën, si haraç mujor në këmbim të heshtjes për vjedhjet e kompanisë One Albania.

Ç’është e vërteta, kompania One Albania nuk po ndan me Anila Bashën dhe media të tjera paratë e veta, por paratë që u vjedh qytetarëve shqiptarë përmes disa skemave të denoncuara gjerësisht nga Newsbomb kur One Albania vendosi të mos e paguante më.

Gjithashtu, One Albania nuk ka nevojë për reklama, pasi është në pozita dominuese, por paguan dhe blen heshtjen për skemat grabiqare, vjedhjet, pastrim parash, mashtrim me taksat, manipulime, deformim të tregut, korruptim të pushtetarëve dhe organeve hetimore, shërbime të munguara etj. Vijon…

Një përgjim dhe një histori shantazhi