Qeveria në ‘kazanin e supës’ së trafikantit Gjergj Luca; pozoi me ministrat që i dhuruan pasuri, PPP e fiknin radarët

Kryesore

Publikuar: 15/09/2024

Qeveria në ‘kazanin e supës’ së trafikantit Gjergj Luca; pozoi me ministrat që i dhuruan pasuri, PPP e fiknin radarët

Kryeministri Edi Rama, urdhëroi që mbledhja me temë integrimin e Shqipërisë dhe luftën kundër drogës, krimit të organizuar e korrupsionit, te zhvillohej te resorti “Rozafa” i krye trafikantit, ndërtuar mbi pasuri të grabitura nga shteti; madje Gjergj Luca u lejua të merrte pjesë në mbledhje e të pozonte me ministrat që i dhuruan pasuritë, milardat, PPP-të dhe që fikën radarët gjatë trafikimi të drogës…

Nuk është hera e parë, që kryeministri Edi Rama e çon kabinetin qeveritar e grupin parlamentar të PS, për t’i bërë mbjedhjet te resorti “Rozafa” në Labinot-Fushë të Elbasanit me pronar krye trafikantin Gjergj Luca, madje atje ka organizuar takimin e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë e ka çuar disa zyrtarë të lartë të BE.

Por kjo mbledhje qeverie e grupi parlamentar të PS te resorti “Rozafa” i krye trafikantit Gjergj Luca, përbën skandal të rëndë të kryeministrit Edi Rama, mbasi ishte me objekt zbatimin e rekomandimeve të DASH e Këshilit të Europës, për të goditur aktivitetin dhe pasuritë e trafikantëve, ndërsa komisioni “Xhafaj”, raportoi për piketat e luftës ndaj korrupsionit e krimit.

Por siç e ka cilësuar dhe media italiane para 5 muajve e media gjermane “DerSpiegel” ditën e mbledhjes te resorti i krye trafikantit Gjergj Luca me 13 shtator 2024; kryeministri Edi Rama nuk i komandon më grupet mafioze, por është kapur e komandohet prej tyre, të cilëve u jep licenca e leje ndërtimi dhe u dhuron pasuri shtetërore miliarda Euro.

Një prej tyre, me të cilin “de facto” bashkë-qeverisë Edi Rama, është krye trafikanti Gjergj Luca, të cilit i ka dhënë dhjetëra pasuri shtetërore, miliona Euro fonde dhe ka urdhëruar policinë e SHISH-in, të mos e gjurmojnë, të mos raportojnë e të mos kontrollojnë te resortet dhe anijet e tij.

Një prej pasurive shtetërore që i ka dhuruar, është sipërfaqja 105 mijë m2 truall e objekte të Rezervave të Shtetit në Labinot-Elbasan, ku Edi Rama urdhëroi që qeveria e grupi parlamentar i PS, të bënin mbledhjen për luftën kundër trafikut të drogës, korrupsionit e krimit të organizuar, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, vëllai i krye trafikantit Agron Xhafaj.

Aq fuqi ka krye trafikanti Gjergj Luca si “dora e zezë” e kryeministrit Edi Rama, sa u lejua të merrte pjesë në mbledhjen qeveri-grup parlamentar e të komisionit anti-SPAK “Xhafaj”; madje vuri në rresht e pozoi me ministrat e ish-ministrat, që i dhuruan 4 koncesione e 2 miliardë Euro pasuri dhe që fiknin radarët gjatë transportit të drogës.

Thuhet, se Gjergj Luca, gjatë drekës te “kazani i supës”, ngriti një dolli dhe me Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, duke i uruar sukses në luftën kundër trafikut të drogës, kontrabandës e pastrimit të parave./Pamfleti