Kaos te hipoteka, ‘ndrikulla’ e Rulit dhe Peleshit Lorena Goxhobelli jep dorëheqjen por e kthejnë mbrapsht, 36 mijë kërkesa pa përgjigje

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/09/2024

Kaos te hipoteka, ‘ndrikulla’ e Rulit dhe Peleshit Lorena Goxhobelli jep dorëheqjen por e kthejnë mbrapsht, 36 mijë kërkesa pa përgjigje

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, gangrena më e madhe e të gjitha qeverive, ka hyrë në amullinë dhe krizën më të thellë gjatë tre dekadave. Prej 5 javësh është bllokuar procesi i legalizimeve për arsye të dyshimta. Numri i kërkesave për legalizime pa përgjigje, sipas burimeve, ka shkuar në 36 mijë.

Mijëra qytetarë dhe qindra biznese sëkëlldisen zyrave të korrupsionit dhe arrogancës së hipotekave, ndërsa drejtorët, milionerë në euro, vijojnë pastrimin e parave që kanë mbledhur me tarifat e ryshfetit, duke investuar në pasuri të paluajtshme.

(Prapaskena do t’i ekspozojë në vijim me emra, fytyrë, veprimtari korruptive dhe pasuri të pajustifikuar).

Kaosi dhe bataku i korrupsionit me hipotekën prej 5 javësh lidhet me emrin e një ‘ndrikulle’ të paaftë dhe të hutuar nga pesha e pushtetit të madh që i kanë vendosur mbi shpatulla.

Bëhet fjalë për Lorena Goxhobelli e emëruar 5 javë disa javë më parë në krye të Hipotekës. Prapaskena mëson se gjatë 5 javëve në krye të Hipotekës, Lorena Goxhobelli ka bërë vetëm një punë; Ka dhënë dy herë dorëheqjen dhe në të dy rastet dorëheqja nuk i është pranuar nga linja që e kavendosur në atë pozicion, duke lobuar tek Edi Rama.

Lorena Goxhobelli aktualisht po mbahet me forcë në krye të Hipotekës. Ajo u emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në fund të mujit gusht 2024 nga këshilltare e Niko Peleshit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lorena Goxhobelli e këshillonte Peleshin për manovrat e tjetërsimit të pronave të ushtrisë, duke i kaluar një rrethin e një klientele oligarkësh, duke i kthyer në saraje dhe resorte private me para të dyshimta.

Lorena Goxhobelli është stërvitur fillimisht nga ‘mamuthi’ i korrupsionit dhe i aferës së drurit të arrës, Genc Ruli, në në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në Drejtorinë Juridike dhe në Drejtorinë e Licencave dhe Menaxhimit të Kontratave, duke finalizuar disa zhvatje të pasurive publike.

Pas vitit 2009, kur Sali Berisha e kaloi Rulin në krye të ministrisë së Bujqësisë, Lorena Goxhobelli u agazhua në abuzimet me projektet e financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE-së.

Ndërkaq, për 10 vite me radhë, 2014-2024, Lorena Goxhobelli nuk i është ndarë si këshilltare Niko Peleshit, zëvëndëskryeministër, kur ku i fundit ishte ministër Bujqësie dhe në fund ministër i Mbrojtjes, ose më saktë ‘petaniku’ nuk i është ndarë Goxhobellit. Vijon…