TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve ne policinë e shtetit Dedan Gjoni. Për Kep Arapin SPAK ka kërkuar dënimin me 7.6 vite burg, por në rast se kjo pretencë pranohet ai do të vuajë 5 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për Algert Arapin u kërkua dënimi me 7.4 vite burg, që do të konvertohet në 4.8 për shkak të gjykimit të shkurtuar. E njëjta kërkesë u paraqit nga SPAK dhe për ish-shefin e krimeve Dedan Gjonin, si dhe shtetasin Dejvi Gjermeni.
Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ky hetim i SPAK nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë.