Kolegji zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës për Himarën

Politikë

Publikuar: 09/09/2024

Kolegji zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës për Himarën

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe PBDNJ për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Himarë.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve konfirmoi më herët fitoren e Vangjel Tavos në Bashkinë e Himarës.

Hapja e Kutive të materialeve zgjedhore dhe verifikimi i listës së zgjedhësve nuk arriti të provonte pretendimet e opozitës se gjatë procesit pati një standard të dyfishtë sa i përket votimit me karta identiteti të skaduara.