Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me fitoren 1-2 kundër Ukrainës aventurën në sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, kuqezinjtë e Sylvinhos fituan tri pikë në Grupin 1 të Ligës B me një përmbysje spektakolare, me golat e Ismajlit dhe Asanit. Kjo sfidë rezultoi historike për kuqezinjtë, që në shtatë takime kundër Ukrainës vetëm të shtunën e 7 shtatorit 2024 gjetën fitoren e parë.
Komentet më të rëndësishme:
90+3′ Mbyllet 1-2 ndeshja në Pragë, Shqipëria merr një fitore historike.
83′ Rey Manaj me kokë nga brenda zonës godet shtyllën.
66′ Jasir Asani përmbys rezultatin, 1-2 në Pragë. E majta e sulmuesit ndalet në rrjetë. Asist nga Manaj.
62′ Ismajli bën liderin, goditja me kokë e tij ndalet nga Trubin.
56′ Ismajli largon një top që po i drejtohej portës, mbrojtësi bën heroin për tanët.
54′ Ardian Ismajli barazon rezultatin në 1-1. Pas një krosimi të Asllanit nga këndorja, topi i mbetur në zonë u godit bukur nga mbrojtësi që vendoi ekuilibrat.
49′ Konoplia kalon në avantazh ukrainasit. Mykolenko hodhi një top nga e majta e sulmit, me sferën që kaloi gjithë pasqyrën e zonës dhe Konoplia ‘fluturimthi’ ndali topin në rrjetën e Strakoshës.
46′ Fillon pjesa e dytë, asnjë zëvendësim te të dyja skuadrat.
45+1′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
41′ Qazim Laçi i pafat, gabon një tjetër rast.
31′ Jasir Asani me kokë nga brenda zonës, sfera mbetet në lojë. Tjetër mundësi e mirë për tanët.
21′ Rrëmujë në zonë, nuk përfitojnë lojtarët e Kombëtares kuqezi në një pasim nga krahu i majtë.
9′ Qazim Laçi ka shansin e parë për tanët, goditja shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Trubin.
1′ Nis me pesë minuta vonesë ndeshja në Pragë, një nga futbollistët miq kishte probleme me këpucët e lojës.
Prag ndeshje
Trajneri Sylvinho do duhet të bëjë pa Ajetin, Brojën dhe Gjimshitin të dëmtuar, ndërsa qendra e mbrojtjes ndryshon nga ajo e Evropianit. Sylvinho doli dje para medieve, teksa nuk dha asnjë ide për emrat, por cilësoi se formacioni do i përshtatet kundërshtarit.
Sylvinho ka lënë në tribunë Agim Zekën. Sulmuesi i Partizanit u ftua për herë të parë në ekipin kombëtar, por ka mbetur jashtë ndeshjes për shkak se në protokoll lejohen vetëm 23 emra dhe trajneri me vete ka 24 futbollistë.
Ky është dueli i parë pas pjesëmarrjes në Euro 2024 dhe për kuqezinjtë nis një cikël i ri, në përgatitje të Kupës së Botës 2026. Gjykon portugezi Luis Godinho.
Statistikat
Sa i takon statistikave, të dyja skuadrat janë përballur gjashtë herë në histori. Shqipëria ka vetëm një barazim në 2005, teksa ka mundur t’i marrë një barazim ukrainasve, duke shënuar një bilanc negativ me pesë humbje.
Tifozët
Në lidhje me duelin e mbrëmjes së sotme në stadiumin Epet Arena priten afro 3 mijë shqiptarë, teksa në rrugët e Pragës ka nisur festa kuqezi.
Formacionet zyrtare:
Ukraina (3-5-2): Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, Tsigankov, Jaremçuk
Trajner: Sergei Rebrov
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Manaj Trajner: Sylvinho