Shkresa / Jep dorëheqjen drejtori i RTSH Alfred Peza, mister arsyet

Aktualitet

Publikuar: 06/09/2024

Shkresa / Jep dorëheqjen drejtori i RTSH Alfred Peza, mister arsyet

Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza ka vendosur të japë dorëheqjen nga detyra.

Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023.

Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar.

Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave.

Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai është vlerësuar me çmime dhe tituj të ndryshëm gjatë karrierës së tij të shquar mediatike dhe ka botuar artikuj të panumërt dhe disa romane.