Një 26-vjeçar, që akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, u kap në Kavajë.Viktor Tafa u vu në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 16”.
Për të riun, në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u vu në pranga shtetasi V. T., (Viktor Tafa) 26 vjeç, i lindur në Kavajë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Pas aksionit, po vijon dhe bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali, menjëherë pasi edhe Gjykata të shprehet për masën e sigurisë.