Bledi Mane: Shkëlzeni ka video të Gaz Bardhit me Olti Currin dhe Denion Meidanin, e mban peng

Dosje rozë

Publikuar: 29/08/2024

Bledi Mane: Shkëlzeni ka video të Gaz Bardhit me Olti Currin dhe Denion Meidanin, e mban peng

Gazetari Bledi Mane ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetin social Facebook. Gazetari Mane hedh dyshime se Shkëlzen Berisha mban peng Gaz Bardhin përmes videove kompromentuese.

Mane shkruan se Shkëlzeni ka video të Gaz Bardhit me blogerin Olti Curri, të cilit Monika Kryemadhi besohet se i ka dhuruar një shtëpi te Kodra e Diellit, shtëpi në të cilën zbarkoi një skuadër e BKH disa javë më parë.

Mane hedh dyshime se Shkëlzeni mund të ketë video të Gaz Bardhit edhe me Denionin Meidanin, i biri i ish presidentit Rexhep Meidani.

Disa vite më parë, gazetari Bledi Mane befasoi opinionin publik teksa tha se deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, bashkëjetonte me blogerin e njohur Olti Currin, në një vilë pranë lagjes rezidenciale “Kodra e Diellit”, në Tiranë.

Madje Mane shprehu shqetësimin se çifti nuk paguante as pastruesen.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, kavajsi Gazmend Bardhi i cili bashkëjeton me partnerin e tij durrsak blogerin Olti Curri në një vilë pranë lagjes rezidenciale “Kodra e Diellit” në kryeqytet, ekspozohet sot si një hipokrit pa din e pa iman. Pastruesja e tyre Merushe Kokëdhima ka 3 muaj pa marrë rrogën dhe 6 muaj pa ia paguar sigurimet shoqërore… Petrit Vasili po më lexon?“, shkroi Mane.

Olti Curri mohoi raportin me Gaz Bardhin, ndërsa shpërtheu në sharje ndaj Bledi Manes.

Gaz Bardhi, i cili është ironizuar edhe nga Halim Kosova, duke thënë se i foli një zë pas dere, por që nuk e dalloi dot nëse ishte zë gruaje apo burri, nuk ka reaguar sa i takon raportit me Olti Currin.

Një e vërtetë serioze

Sot nuk dihet nëse Gaz Bardhi dhe Olti Curri kanë bashkëjetuar ndonjëherë dhe nëse bashkëjetojnë, por postimi që trazoi shqiptarët i Bledi Manes, ka një të vërtetë serioze.

E vërteta konsiston tek ekzistenca e vilës tek Kodra e Diellit, ku jeton Olti Curri.

Në fund të fundit nuk ka shumë rëndësi se kush bashkëjeton, si dhe pse, pasi secili ka lirinë e tij të zgjedhjes.

Pyetja më e rëndësishme në këtë histori, që përbën interes publik, është se ku i ka gjetur paratë një gazetar apo bloger, për të pasur një vilë tek Kodra e Diellit dhe për të paguar pastruese.

Gazetarët sot në Shqipëri janë aq të varfër saqë janë gati të punojnë vetë si pastrues dhe jo më të blejnë vilë dhe të paguajnë pastruese.

98 % e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë mundësi të sigurojnë as një apartament modest me rrogat që marrin. Ky është një realitet i pamohueshëm.

‘Prapaskena’ ka mësuar nga burime tepër të sigurta se Olti Currit vilën ia ka bërë dhuratë Monika Kryemadhi, e lakuar si një nga politikanet më të korruptuara në Shqipëri, e cila bashkë me bashkëshortin Ilir Meta, ka deklaruar një pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, me vetëm dy rroga shteti para të ligjshme të deklaruara.

Monika ia ka dhuruar vilën Currit me sa duket për ta përdorur si ‘zagar’ pranë ndërmarrjes së saj familjare.

Prej shumë vitesh, Monika Kryemadhi e përdor Currin si palaço në oborrin e LSI, për të sulmuar petsonazhe të caktuar apo për t’i dhënë ndonjë rol të kamufluar në luftën e saj politike.