‘Borëbardha’ e Shalsit dhe shoqe Moza vodhën 1.1 milionë euro, i biri me gruan e parë pjesë e akulloreve, vetë ‘skifteri’ lidhje me mikrokreditë, mafien e ilaçeve dhe të qumështit

Kryesore

Publikuar: 25/08/2024

‘Borëbardha’ e Shalsit dhe shoqe Moza vodhën 1.1 milionë euro, i biri me gruan e parë pjesë e akulloreve, vetë ‘skifteri’ lidhje me mikrokreditë, mafien e ilaçeve dhe të qumështit

Një krahasim zullumesh, mes hajdutëve dhe xhambazëve të pushtetit “Rilindja”, zbulon se ish-ministri e Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave, Eduard Shalsi, është më i “qelbur” se çdo politikan tjetër në pazare, ryshfete, korrupsion dhe vjedhje të fondeve e pasurive publike.

Disa herë, “Pamfleti” ka publikuar prova konkrete adresuar SPAK-ut, për vjedhjet që ka bërë direkt Eduard Shalsi; ndër to, 20 milionë Euro, që qeveria i akordoi Ministrisë së Sipërmarrjes, si pagesa e kompensime financiare për bizneset, gjatë periudhës së bllokimit të punës gjatë situatës së pandemisë “Covid-19”, të cilat i avulloi.

SPAK-ut i kemi bërë të ditur, vjedhjen e 930 mijë Euro, që Eduard Shalsi ka realizuar më 1 shtator 2020 kur ishte Ministër i Sipërmarrjes; kryer përmes gruas së tij të dytë, Eranda Shalsi, e njohur si ‘Borëbardha e aferave’, me projektin qeveritar “Reehub Plus”, sajuar për gjoja rritjen e eficencës së energjisë në biznese e ndërtime.

Madje në muajin maj 2022, gruaja e dytë e Eduard Shalsit, përlau edhe 213 mijë Euro me letra fiktive, që Mimoza Dhëmbi, Drejtore e Buxhetit në Ministrinë e Financave, ia shtoi për gjoja efektivitetin e projektit të energjisë.(I biri me gruan e parë është pjesë e mafies së akulloreve kancerogjene, çështje për të cilën do të flasim në vijim).

Përveç këtyre, ka edhe prova të tjera me zë e me figurë kur ishte Ministër i Sipërmarrjes, tani në Komisionin e Ekonomisë, në parlament, me denoncime në media, kallëzime në SPAK dhe raporte të SHISH e të Anti-krimit Financiar, që vërtetojnë se Eduard Shalsi, kundrejt ryshfeteve është përfshirë në pazare me kompanitë private monopol e veprimtari kriminale.

Gjatë muajve maj-korrik 2024, Eduard Shalsi, i dyshuar si ‘skifter’ në Greqi gjatë viteve 1990-1993, promovoi dhe mbrojti aktivitetin kriminal të mikro- kredive MCA, FINAL, Iute Credit, fondi “Besa” dhe zyrave përmbarimore Zig, Consulting Company, ADCA e FLASH, duke ndaluar kalimin e tyre për hetim në parlament, kundrejt çeqeve nga 500-700 mijë Euro sipas SHISH e Anti- krimit, dhënë nga mafiozët Arben Meskuti, Olsi e Elda Ibro, Akan Ajdini e Bajram Muçaj.

Me fuqinë qeveritare që i ka dhënë Edi Rama, zuzari Edi Shalsi mbrojti monopolet kartele mafioze të importit të miellit e grurit kancerogjen, që futet për bukë masive nga Rusia e Serbia dhe çmimet e tyre të larta monopol në treg, të rritura me 100-150% gjatë pandemisë “Covid 19”.

Me fuqinë si ish-Ministër i Sipërmarrjes dhe si Kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi mbrojti monopolet kartele mafioze të vajit ushqimor dhe 20 produkteve të shportës familjare, kundrejt çekut të përbashkët 1 milionë Euro që i dhanë monopolistët.

Me fuqinë si ish-Ministër i Sipërmarrjes dhe si Kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, mbrojti mafien e fabrikave të përpunimit të qumështit, duke miratuar lejimin e prodhimeve me qumësht pluhur, vaj palme e adetivë kimik, si dhe ndaloi hetimin e tyre parlamentar, kundrejt çekut 800 mijë Euro sipas SHISH, që i dhanë pronarët e fabrikave lobuese.

Xhambazi Eduard Shalsi, mbrojti mafiozët e monopoleve të plehrave kimike, farërave dhe ilaçeve masive e të ilaçeve për sëmundjet e rënda, duke ndaluar hetimin e tyre parlamentar për çmimet, cilësinë, origjinën dhe medikamentet e pa efektshme, për të cilin në SPAK është dërguar nga SHISH e Anti-krimi, se Edi Shalsi ka marrë 1 milionë Euro ryshfet në emër të Edi Ramës.

Është absurd dhe i dyshimtë, mos veprimi i SPAK, duke mos marrë nën hetim Eduard Shalsin për këto afera, të cilat i mbanë në sirtar që nga koha e drejtimit të Arben Krajës.

Ndoshta, nuk po preket, me ndikimin e prokurorit Edvin Kondili, të cilin xhambazi Eduard Shalsi e quan “vëllai i bukur korçar” dhe darkojnë shpesh bashkë./Pamfleti