Vajza e Majlinda Bregut në Monaco me makinë 500 mijë euro, e lidhur më parë me Fullanin që fshinte djersët me 500 euro

Dosje rozë

Publikuar: 23/08/2024

Vajza e Majlinda Bregut në Monaco me makinë 500 mijë euro, e lidhur më parë me Fullanin që fshinte djersët me 500 euro

Vajza e ish-politikanes shqiptare blu-mavi Majlinda Bregu, Kejda, është bërë kryefjalë e rrjeteve sociale pas publikimit të një videoje në TikTok, ku shihet në Monako me një makinë luksoze me vlerë 500,000 euro.

Në video, Kejda është e shoqëruar nga i fejuari i saj, dhe shoqëruesit e hotelit nxitojnë t’i hapin derën.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit. Makina, e cila duket se është një simbol i luksit dhe jetës së shtrenjtë që po shijon çifti, ka nxitur diskutime dhe komente të shumta në videon virale në TikTok.

Më herët, vajza e Majlinda Bregut u përfol për një lidhje me Erik Fullanin, djali i Ardian Fullanit, i shfaqur duke fshirë djersët me 500 euro dhe i kapur me pistoletë në ish Bllok.

Fullni u shfaq me Kejdën pasi ishte ndarë me një vajzë bukuroshe të quajtur Maria Chiara.