Belo Ezmeri përfundon në kamarier i Ben Qimes në Palasë. Kush ia financoi mbjelljen e flokëve?

Kryesore

Publikuar: 16/08/2024

Belo Ezmeri përfundon në kamarier i Ben Qimes në Palasë. Kush ia financoi mbjelljen e flokëve?

Dy ditë më parë, mediat raportuan se kandidati humbës me 60 mijë vota i demokratëve në zgjedhjet e fundit vendore, Belind Këlliçi, është kapur mat duke vijuar pushimet e tij luksoze në një nga resortet më të shtrenjta në bregdet, Green Coast.

Fotot e siguruara nga disa pushues në resortin luksoz, tregojnë Belind Këlliçin bashkë me disa persona të tjerë, të cilët përdorin skaf për të bërë pushimet e tyre më të rehatshme.

Mbrëmë, një nga faqet më popullore Brryli Broadway shkruan se Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, është takuar me bosin e drogës dhe krimit të Fierit, Ben Qimja, në Green Coast.

Madje si komentues thonë se Belo Ezmeri i ka shërbyer si kamarier i Ben Qimes në skaf.

Pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit të Tiranës dhe kandidoi për zgjedhjet vendore përballë Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe humbi me diferencën më të thellë në historinë e përballjeve elektorale midis dy kandidatëve, Belind Këlliçi zyrtarisht është ende i papunë dhe është e paqartë se me çfarë të ardhurash jeton apo se me çfarë i paguan pushimet në zona luksoze, me dreka e darka në restorantet e resortit dhe udhëtime me skaf.

Ish-kandidati demokrat ka qenë shpeshherë në vëmendjen e mediave për jetën e tij të shtrenjtë që bën si i papunë, të cilat i reklamojnë edhe vetë familjarët në rrjetet sociale, siç janë ndjekjet e ndeshjeve të kombëtares në Gjermani në zonat më të shtrenjta të stadiumit, udhëtimet e ndryshme në vende të shtrenjta të Europës apo edhe xhiro me varka në Mesdhe.

Mbjellja e flokëve

Belind Këlliçi u zhduk disa muaj pasi u rrah me 60 mijë vota diferencë nga Erion Veliaj në betejën e zgjedhjeve të 14 majit 2023 për Bashkinë e Tiranës. I njohur si Belo Ezmeri, Këlliçi shënoi disfatën më të thellë në historinë e PD-së.

Pas humbjes Belo Ezmeri, përpos të tjerave tha se “Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari”.

Pas kësaj deklarate, Belo u zhduk disa muaj nga ekranet.

Kur shumëkush besonte se Belo Ezmeri ishte ngujuar duke luftuar me pikëllimin e disfatës dhe reflektuar rreth shkaqeve të humbjes, Belo në fakt po luftonte me rënien e flokëve.

(Belo pa flokë)

Belo dha disa sinjale në gusht dhe u rikthye në shtator 2024. Teksa pritej të dilte me një analizë për humbjen, befas Belo u shfaq me ballin e veshur me flokë.

(Belo me flokë të mbjellura)

Gjatë fushatës, Belo, siç edhe e tregojnë këto foto, Belo shfaqet me ballin e gjerë, me flokë të rralluar në skaje, madje edhe në pjesën e sipërme të ballit. Balli i Belos fshfaqe i zhveshur, por rënia e flokëve nuk i kishte prekur ende kurorën e kokës.

(Belo pa flokë)

Disa muaj më pas, kohë që nevoitet për mbirjen e flokëve pas transplantit, Belo fshaqet me flokë në zona ku më parë nuk kishte.

Nuk ka asgjë të keqe, asgjë të paligjshme dhe jo etike investimi për ‘rikostruksionin’ e pamjes së jashte; mjellje dhe lyerje flokësh, dendësim mjekre, ngushtim nofulle si Monika Kryemadhi, heqje të shtresave dhjamore si Meta, tendosje balli, zbutje rrudhash, tërheqje të cepave të syrit dhe çdo ndërhyrje tjetër estetike.

Por, Belo Ezmeri ka detyrim ligjor dhe moral të tregojë se sa ka kushtuar mbjellja e flokëve dhe cili është burimi i parave.

Në kushtet e mungesës së transparencës dhe mungesës së rrogës si deputetet për shkak të dorëheqjes, krijohen dyshime që Belo mumd t’i ketë mbjellë flokët me paratë që Shkëlzeni ka hedhur për fushatë.

Belo del duke denoncuar korrupsionin nëpër konferenca shtypi dhe studio televizive, por ende nuk ka treguar burimin parave për koston e fushatës së tij për Bashkinë e Tiranës.

Shpenzimet janë të dukshme dhe me vlerë qindra mijëra euro, por burimi i parave nuk dihet.

Vetëm për sponsorizime në FB, të cilin ia menaxhonin 6 punonjës, Këlliçi ka shpenzuar 8082 USD.