Një djalosh me fat si Rako Paja, njihuni me anonimin që zaptoi tregun e fotovoltaikëve, lidhjet e tij në Qipro me Tano Karidin grek alarmojnë agjencitë e huaja

Krim & Korrupsion

Publikuar: 15/08/2024

Një djalosh me fat si Rako Paja, njihuni me anonimin që zaptoi tregun e fotovoltaikëve, lidhjet e tij në Qipro me Tano Karidin grek alarmojnë agjencitë e huaja

Një djalosh i panjohur nga Skrapari, pa historik të gjatë dhe të konsoliduar biznesi, befas ka pushtuar tregun e fotovoltaikëve në Shqipëri, përmes lidhjeve të errëta dhe një karteli kompanish pothuajse fantazmë.

Bëhet fjalë për Rako Paja, pronar në letra i 9 kompanive me objekt ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë së rinovueshme fotovoltaike.

Që të gjitha kompanitë (P.R.J SUN ENERGY, ARGO SUN ENERGY, MAKTI SUN, 4R ECO GROUP, AR ECOENERGJIA, , C.P. ENERGY, DIELLI i QARRIT, ECO GROUP -Tomorrica, ECOENERGIA AL etj.) janë themeluar vitet e fundit, nuk kanë kapital dhe as bilance.

Ndonëse pa kapital dhe vetëm në letra, ky kartel kompanish kamuflon investimin e dhjetëra milionë euro në tregun e fotovoltaikëve.

Të dhënat tregojnë për monopolizimin e këtij tregu nga një dorë që lëviz fijet nga Qipro në Tiranë, duke nxjerrë në skenë Rako Pajën, i cili ka marrë leje nga shteti shqiptar për të investuar për një kapacitet të instaluar mijëra megavat, gati sa qindra kompani të tjera të marrë së bashku.

Pushtimi i tregut të foltovoltaikëve nga djaloshi Rako Paja ka alarmuar dhe vënë në lëvizje agjencitë e huaja ligjzbatuese, teksa autoritetet shqiptare vijojnë të ‘flenë gjumë’ dhe të bëjnë copy pase raportet e punës vjetore për luftën kundër pastrimit të parave.

Në fokus të investigimit të agjencive të huaja është personazhi që qëndron pas Rako Pajës, 72-vjeçari Ioannis Titakis, i njohur si Tano Karidi grek, që përfaqëson një trust shoqërish në Qipro, nga i cili vjen financimi për qindra mijera MW fotovoltaik në Shqipëri.

Në vijim do lexoni;
-Pse autoritet e shteteve fqijje po hetojnë pastrimin e parave në Qipro dhe injektimin e fondeve të narko-trafikut nga Ioannis Titakis?

-A përfshihen politikanë të lartë shqiptarë me kompanitë e regjistruara në Qipro dhe kush dyshohet?

-Kush është biznemsni miserioz shqiptar ortkak me Rako Pajon dhe fitues i qindra prokurimeve publike në dhjetë vitet e fundit?