Gjykata Kombëtare e Spanjës merr vendimin, vendos të ekstradojë Lulzim Berishën në Shqipëri

Aktualitet

Publikuar: 14/08/2024

Gjykata Kombëtare e Spanjës merr vendimin, vendos të ekstradojë Lulzim Berishën në Shqipëri

Gjykata e Shkallës së Parë në Spanjë ka vendosur pro ekstradimit të Lulzim Berishës në Shqipëri.

Ky vendim nuk është perfundimtar pasi ai ka të drejtën e ankimit.

Në seancën e mbajtur 1 muaj më parë, Lulzim Berisha kërkonte të refuzohej ekstradimi me argumentin se i rrezikohet jeta.

Berisha e përshkroi veten si një sipërmarrës, ndërsa tha se familjen e ka larguar në Suedi për shkak të frikës nga hakmarrja.

Nga ana tjetër, autoritetet spanjolle deklaruan se nuk ka rrezik për hakmarrje nëse Lulzim Berisha u dorëzohet autoriteteve të drejtësisë shqiptare që e kërkojnë, SPAK në rastin konkret.

Avokatët e Lulzim Berishës i kërkuan gjykatës spanjolle që të mos lejojë ekstradimin e tij në Shqipëri, por dënimin ta vuajë në atë shtet.

Lul Berisha u arrestua në Spanjë në Dhjetor 2023 në qytetin Alikante.