Kapen 8 kg kokainë, 80 mijë euro dhe ora luksoze, arrestohet shqiptari në Itali

Aktualitet

Publikuar: 06/08/2024

Kapen 8 kg kokainë, 80 mijë euro dhe ora luksoze, arrestohet shqiptari në Itali

Rreth 8 kilogramë kokainë janë gjetur të fshehura në frigorifer, poshtë paletave dhe pas pllakave të kuzhinës.

Kjo është ngarkesa e drogës e kapur pardje nga Policia Financiare e Riminit, e cila kontrolloi banesën e një 44-vjeçari shqiptar, sipërmarrës në sektorin e pasurive të paluajtshme, banues në zonën e Sant’Aquilina.

Gjithashtu mes dollapëve, sirtarëve dhe rafteve në zona të ndryshme të shtëpisë u gjetën edhe 80 mijë euro cash, që dyshohet se janë të ardhura të aktivitetit të paligjshëm.

Jo vetëm kaq, sepse policia gjeti edhe disa kuti monedhash të rralla, koleksioniste dhe përkujtimore, si dhe ora luksoze (një Cartier, një Rolex dhe një Hamilton, autenticiteti i të cilave është aktualisht në proces).