Një nga personat që fsheh pasuritë e Çopjave, është Rushdije Çopja, e njohur si administratorja e lokalit “Living Bar- Elbasan”, i cili përveçse vazhdon aktivitetin e ahengjeve, përdoret si distributor e pikë shitje droge dhe si bazë e kriminelëve të paguar, një prej tyre Renato Bodurri, që mori pjesë në atentatin kundër editorit të “Pamfleti”-t, Gjergj Zefi…
Gjyshja Ruzhdie Çopja në Elbasan, figuron në tatime e regjistruar si “Person Fizik” me Nipt: L62704201N, por faktikisht ajo administron pallate, apartamente, njësi tregtare, lokale, hotele, parkingje etj., të familjarëve Hajdar e Franc Çopja, dy trafikantë ndërkombëtarë droge dhe vrasës.

Një prej tyre, është lokali luksoz “Living- Bar” në Elbasan, nëpërmjet të cilit, vëllezërit Çopja fshehin dhe justifikojnë të ardhurat e krimit dhe pasuritë e krijuara me trafik droge, femrash, armësh, kontrabandë e krime të tjera. Një prej tyre, është lokali “Living Bar- Elbasan”, ku zari i tyre Renato Bodurri, la çelësin e makinës që përdori më 3 tetor 2023, pasi sulmoi në atentat editorin e “Pamfleti”-it, Gjergj Zefi, te hyrja e redaksisë e ia mbathi bashkë me ata që kishte me vete.
Në lokalin “Living- Bar” të vëllezërve Çopja, zari Renato Budurri, është i regjistruar si banakier, por faktikisht, ai fsheh 2 hotele, 1 resort dhe 13 bujtina në disa zona turistike pranë liqenit e në parqe të ish-komunës Funar-Elbasan.
Megjithëse në tatime, Renato Bodurri figuron banakier me pagë 30 mijë lekë të lokali i vëllezërve Hajdar e Franc Çopja, ai ka regjistruar si investime të tij më 25 nëntor 2022, me statusin “Person Fizik Renato Bodurri” me Nipt: M23525202E, fakt që SPAK duhet ta hetojë.

Ndërsa më 13 dhjetor 2022, Bashkia Elbasan i ka dhënë 2.1 hektarë park natyror zonë e mbrojtur në Funar, për ndërtime objektesh të tjera hoteleri, bar-kafe-restorante, të cilat, faktikisht janë investime të kriminelëve Hajdar e Franc Çopja, që përveçse e kanë përdorur për të kryer krime tinëzare pas shpine, e përdorin dhe si maskë të pasurive të tyre.
Por “nona” e fshehjes së pasurive të vëllezërve Çopja, është Ruzhdie Çopja, me emrin e të cilës ata kanë tjetërsuar dhe fshehin 4 pallate nga 10 e 12 kate në Elbasan dhe 72 pasuri të paluajtshme e 13 milionë Euro, por ka dhe shumë të tjera.
Këto i kanë krijuar, tjetërsuar e qarkulluar, me veprime direkt e të ndërmjetme te persona të tjerë, siç është Renato Bodurri, Arben Dobrova e Arjan Ormenaj, por dhe 10 biznesmenë të detyruar me dhunë që t’u pranojnë fshehjen e pasurive.
Në njoftimin e SPAK, thuhet: – “Organizata kriminale e drejtuar nga dy vëllezërit Hajdar e Franc Çopja në Elbasan, të ardhurat nga trafiku ndërkombëtar i drogës, i ka investuar në ndërtime dhe blerje apartamente, vila, bare, restorante dhe sipërfaqe toke e trojesh në Tiranë, Elbasan e Durrës.
Nga hetimet intensive që ka kryer BKH, deri tani janë gjetur të dhëna për pasuritë e dy vëllezërve Çopja, shoqëruar me format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e fshehjes, pastrimin e milionave e për akte kriminale me pagesë.
Një nga personat që fsheh pasuritë e Çopjave, është gjyshja Ruzhdije Çopja, e njohur si administratorja e lokalit “Living Bar-Elbasan”, që përveçse vazhdon aktivitetin e ahengjeve, përdoret si distributor e pikë shitje droge dhe si bazë e kriminelëve të paguar, një prej tyre Renato Bodurri, që sulmoi pas shpine editorin e “Pamfleti”-t, Gjergj Zefi.
Tashmë që SPAK ka zbuluar pasuritë e këtij grupi të strukturuar kriminal, mbetet vetëm sekuestrimi, madje dhe prangosja e atyre zarave, që dy vëllezërit Hajdar e Franc Çopja, kanë përdorur për të fshehur pasuritë e për të kryer krime./Pamfleti