I prerë është treguar kryeministri Edi Rama nga Kongresi i PS, ku të ua bëri të qartë të tijve që kush do që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve adresën e ka në SPAK.
“Kush ka llogari për të dhënë për korrupsion, e ka adresën te SPAK. Kush thërritet për të dhënë shpjegime, të japë shpjegime dhe të vazhdojë punën. Do mësohen edhe ata që rrinë me kamera sikur po vijë miset, duhet të kuptohet që është pjesë e sistemit, të japësh shpjegime, të tjerat thoshte Gjergj Fishta janë dokrra hini. Shqiptarët dokrrat e hinit i kanë qef për muhabet por nuk i hanë për fruta të thata. Kush rri e numëron, ish ministrin sikur numëron dëshmorë dhe sikur po na mbyll rrugën, se s’po kemi forca se na ikën një e dy, duhet të shkojë të bëjë derman për syrin te një hoxhë e prift se ne nuk i bëjmë dot derman. E kanë bërë këtë punën e emrave, nxjerrin lista, siç kanë qenë dikur yjet e pashuar, bëhej edhe një kronikë në radio, yjet e pashuar, gjysmë ore dëgjojë pushkët para partizan. Merruni me ne jemi 800 mijë, kjo nuk është lojë, kjo është një ndarje e madhe e një hesapi të vjetër nga sheqeri dhe kush e ka kujtuar se kjo është një ‘hajde se do kapen ca njerëz e pastaj do vihet kapaku,. Nuk e ka idenë fare se kjo është lufta më e madhe për shtetin e shqiptarëve, që për herë të parë mund ti thotë shqiptari vetes që unë kam shtet kur është e qartë që ligji është i barabartë, jem ministër, s’ke qenë, ke qenë, i ke futur duart nëpër xhepa këtij populli do japësh llogari për xhepat”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi figura të reja dhe për një skuadër të re deputetësh me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 2025 për një mandat të katërt të qeverisë, duke aplikuar platformën ‘Deputeti që duam’.
Do të ndërtojmë skuadrën e radhës, ku do të hyjmë jo thjesht për të marrë mandatin e katërt por për të marrë fitoren më shembullore.
Shprehu kritika ndaj deputetëve që nuk përmbushën detyrën, edhe pse nuk dha emra konkretë të cilët nuk kanë kontribuar për këtë parti. Madje i kërkoi dhe ndjesë mbështetësve socialistë të cilët kanë ndihmuar këta individë të hyjnë në kuvend.
“Ndjese për ata deputetë që duken në popull vetëm për të më shoqëruar mua dhe marrin pjesë në organizatat e partisë vetëm për të bërë ndonjë foto, ndërsa në parlament flasin njëherë në hënë. Ju kërkoj ndjesë pë rata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin nëpër zyrat e shtetit për punët e tyre, familjes dhe tarafit të tyre. Apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë duken në foltoren e kuvendit një herë në hënë e flasin sikur kanë ardhur nga hëna” tha Rama.
Foli dhe për tradhëtarët.
“I kam njohur edhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do habitej po të tregoja se çfarë më thoshin në sy dhe çfarë më bënin pas shpine. Kur kanë arritur të ngjiten, por edhe të më ngjiten edhe mua, merreni me mend sa nga këta ka më poshtë”
Kryeministri Edi Rama falenderoi Lindita Nikollën për punën e saj në krye të Kuvendit, ndërsa Kongresin e quajti fillim i ‘projektit të ‘PS 2030″
Pak para se kryeministri Edi Rama të mbante fjalën për të prezantuar platformën për përzgjedhjen e deputetëve, që do të jenë ekipi garues për mandatin 4-t qeverisës, mori mbështetjen e Fatmir Xhafajt dhe Elisa Spiropalit që e quajtën të domosdoshëm projektin për rienergjizimin e partisë Socialiste me njerëz të rinj me energji e integritet.
Në fjalën e tij Xhafaj tha se socialistët duhet të largohen nga kurthi i rivalitetit mes njëri tjetrit, mërive apo qejfmbetjeve.
“Uni kush është kush, apo mërive apo qejfmbetjeve të reja apo të vjetra qofshnin. Kërkohet vullnet vendosmëri, dhe kryesorja njerëz me integritet të përkushtuar jo vetëm për karrierën por për shërbimin ndaj shtetit. E mbështes fort kryetarin Rama duke dëshiruar që këtë projekt ta cojë me çdo çmim përpara duke i dhënë hapësirë më të madhe e më të fortë gjeneratës së re në parti, qeveri, legjislativ e qeverisjes vendore. Nuk ka kohë për pushim, por vetëm për vazhdimin me ritme të reja në udhëtimin tonë reformues. Nuk ka kohë për të kthyer kokën pas por për të ecur para në Shqipërinë e 2030”
1330 delegatë do të zgjedhin 156 anëtarë të Asamblesë, nga 350 që ka ky forum, ku një pjesë zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe atë lokal.
Në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Kryeministrit Edi Rama u prit nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa në sallë krah tij ishin ulur, tashmë dy ish kryetarë të Parlamentit, Lindita Nikolla – e cila dha dorëheqjen 2 ditë më parë dhe Gramoz Ruçi, i cili drejtoi kuvendin në legjislaturën e kaluar.
Forumi më i lartë drejtues nisi punimet në orën 11:10 me fjaliminin e një përfaqësueseje pjesë e Akademisë Politike.