I mori paratë por nuk i kreu punimet, zbardhet arsyeja pse Bleona Qereti ishte sot në Gjykatë

Aktualitet

Publikuar: 22/07/2024

I mori paratë por nuk i kreu punimet, zbardhet arsyeja pse Bleona Qereti ishte sot në Gjykatë

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, pas pushimit të një çështjeje të kallëzuar nga kjo e fundit.

Mësohet se këngëtarja Qereti kishte kallëzuar një studio arkitekturore pasi e kishin mashtruar.

Këngëtarja kishte paguar një sasi parash për arredimin e një apartamenti por punimet nuk ishin kryer.

Ndërkohë që prokurorja që kishte pushuar çështjen ishte larguar nga vettingu. Ndërsa ditën e sotme prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar tërheqjen e çështjes për një hetim më të thellë.