Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”, që dyshohet se kanë kryer skema mashtrimi për të zhvatur qytetarët.
Menjëherë më pas, Policia e Krimit Ekonomiko Financiar është drejtuar drejt këtyre shoqërive dhe po bën iventarin e dosjeve, sikurse duket nga këto pamje, të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha.