Prapaskena

Kryesore

Peshkaqeni Paqësor Buzi ‘mbërthen’ Anila Denajn, ndajnë 850 milionë lekë me një tender me hije korrupsioni

Publikuar: 18/07/2024

“Peshkaqeni” Paqsor Buzi është rikthyer përsëri që të “kullufisë” paratë e shqiptarëve. Pasi ka fituar një numër tepër të madh tenderash nga qeverisja socialiste, Buzi ndejti një farë kohë në qetësi. Por me sa duket uria për paratë e shqiptarëve i është rikthyer dhe ka filluar përsëri të angazhohet me tenderat.

Si gjithmonë tenderat që ai fiton, janë tepër të dyshimta. I tillë është edhe rasti që do t’ju paraqesim ditën e sotme. Bëhet fjalë për një procedurë me numër reference REF-03953-05-08-2024.

Objekti i saj është “Mbrojtja nga lumi Vjosë, krahu i djathtë Kashisht” me fond limit në vlerën 73,096,264 lekë të reja pa TVSH ose rreth 880 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse shikojmë dokumentacionin e kësaj procedurë do të shikojmë se ndonëse kanë marrë pjesë 10 firma, tenderin e ka fituar firma që ka dhënë ofertën më të lartë. Kuptohet lehtë se cila është kjo kompani.

Është pikërisht G.P.G. COMPANY në pronësi të Paqsor Buzit dhe Gëzim Dani. Oferta e tyre është në vlerën 71,265,194 lekë të reja pa TVSH ose gati 850 milionë lekë të vjetra me TVSH. Të gjithë garuesit e tjerë kanë ofruar shifra më të ulëta e megjitahtë nuk kanë fituar.

Ndërkohë vlera e ofruar nga firma e Paqsor Buzit është sa 98% e fondit limit. Mjaftojnë vetëm këto dy pika, për të kuptuar qartë se fituesi ka qenë i paracaktuar që në fillim të tenderit dhe se gjithçka ka qenë një farsë.(JOQ)



Më të lexuarat