Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë

Aktualitet

Publikuar: 16/07/2024

Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë

Një person ka shtënë me armë zjarri paraditen e sotme në qytetin e Korçës.

Gjithashtu bëhet me dije se nga informacionet e para, nuk ka të plagosur, ndërsa raportohet se autori është mbyllur në banesë dhe policia ka rrethuar zonën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga uniformat blu lidhur me të shtënat me armë.