Në 23 Maj 2024 bashkë me 7 të tjerë u arrestua Arben Meskuti, aksioner i “Final”, ndërsa Elda Ibro e “MCA” megjithëse u kërkua t’i komunikohej masa “arrest shtëpie” nuk u gjet nga policia në banesë, se ishte arratisur në Francë.

Dy mashtruesit e skemës me mikrokredi u lanë nga gjykata, njëri në burg dhe tjetra në “shtëpi”, ndërsa Banka e Shqipërisë njoftoi publikisht se revokoi licensat e dy kompanive MCA dhe Final dhe i mori në menaxhim duke ju caktuar likuidator. Prokuroria e Tiranës sekuestroi llogaritë bankare të të arrestuarve, përfshirë ato të MCA dhe Final duke bllokuar plot 10 milion euro.
Por me sa duket e gjitha paska qënë një “show” i madh për të qetësur disi opinionin publik i irrituar nga banda e kredive dhe drejtësia që nuk lëvizi prej vitesh t’i ndalonte.

Arben Meskuti nga brenda burgut 313 ka organizuar mbledhje të asamblesë së “Final” dhe ka firmos vendim duke shkurtuar disa zyra me personel të kësaj kompanie. Edhe Elda Ibro e “arrestuara” e MCA, nga Franca ka organiazuar dy mbledhje duke marrë dy vendime asambleje, një herë për të lëvizur zyrat qendrore të MCA nga pallatet “Usluga” përballë SPAK dhe një vendim tjetër për t’i rikthyer aty ku ishin. Përse donte t’i hiqte zyrat nga përballë SPAK, dhe kush i tha “Jo tani!” Elda Ibros, kjo duhet investiguar.
Në të dyja rastet pronarët e dy kompanive mashtruese pasqyrohen nga QKB se kanë bërë disa mbledhje të rregullta, ditët pas “arrestimit”, Arben Meskuti nga brenda qelisë së burgut dhe Ela Ibro nga Franca, sikur të ishin të lirë dhe në normalitet të ushtrimit të biznesit mashtrues me mikrokredi.


Skandali qëndron në faktin se pas 23 Majit kur ndodhën arrestimet dhe sekuestrimet, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Prokuroria e Tiranës bëjnë sehir dhe “shohin” se si vazhdojnë e marrin vendime për kompanitë e tyre Arben Meskuti dhe Elda Ibro, nga “qelia”.
Nga ana tjetër Guvernatori Gent Sejko, që i ka në “zotërim” të plotë dy kompanitë mashtruese, sheh si vartës i Ibros dhe Meskutit, se si ata vazhdojnë punën të qetë, njëri nga burgu dhe tjetra nga “shtepia”.