‘Malloset’ edhe Belo Ezmeri, flet përçart pasi mbolli flokët dhe u rrah me 60 mijë vota: Rama i bllokoi pasaportën, por Veliajn e panë në avion

Kryesore

Publikuar: 01/07/2024

‘Malloset’ edhe Belo Ezmeri, flet përçart pasi mbolli flokët dhe u rrah me 60 mijë vota: Rama i bllokoi pasaportën, por Veliajn e panë në avion

Një vit pasi Erion Veliaj e rrahu me 60 mijë vota, Belind Këlliçi, i njohur edhe si Belo Ezmeri, ka nisur të demostrojë shenja ‘mallosje’.

Teksa tre hetime të SPAK-ut po e certifikojnë Veliajn faktorin e dytë më të rëndësishëm politik në vend, Belo Ezmeri, i cili pas humbjes mbolli flokët me para të dyshimta, ka nisur të flasë përçart.

Si mos të mjaftonte paradoksi; paradite denoncon korrupsionin në SPAK dhe pasdite ngre kokën drejt ballkonit nongrata ku mallkohet SPAK dhe shpallet oganizatë mafioze, Belo ka nisur të bëhet jo vetëm qesharak, por edhe të tallet me demokratët si të ishin dele.

Dy ditë më parë, Belo tha se Rama kishte urdhëruar që Veliajt t’i bllokohej pasaporta me qëllim që Veliaj të mos largohej jashtë vendit për t’a spiunuar në kancelaritë evropiane.

Bllokimi i pasaportës është një nga 5 masat e sigurisë, e cila merret me kërkesë të prokurorisë dhe me konfirmim të gjykatës. Edi Rama nuk është autoriteti që vendos për masa të tilla të pretenduara.

Në këto rrethana, Belo nënkuptoi se Rama ka urdhëruar SPAK-un që t’i bllokojë pasaportën e Veliajt.

Por, në të njëjtën kohë Belo tha se Veliajn e kishin parë duke u larguar nga Shqipëria me avzion në 4 të mëngjesit.

Kjo do të thotë se ose pretendimi për bllokimin e pasaportës është gënjeshtër ose SPAK-u paskërka refuzuar urdhërin e Ramës.

Por nëse SPAK ka refuzuar urdhërin e Ramës, bie poshtë pretendimi i linjës nongrata se Rama komandon SPAK-un.

Vija e marrëzisë së Belo Ezmerit nuk ndalet këtu, duke fyer rëndë inteligjencën e demokratëve, të cilëve Yuri Kim u bëri thirrje të mos hanë më bar.

Sipas Belo Ezmerit ka një luftë të egër mes Veliajt, SPAK dhe Edi Ramës, si dhe një urdhër të Ramës për Dumanin.

Po nëse Rama kontrollon SPAK sipas linjës nongrata, pse duhet të ketë luftë mes Veliajt, Ramës dhe SPAK-ut?

Erion Veliaj, sot që ne flasim, në orën 4 të mëngjesit, e kanë parë qytetarët në avion duke u larguar nga Shqipëria. Pse?! Sepse ka një debat dhe një luftë të egër në ditët e fundit, midis SPAK-ut, Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Nga njëra anë është Edi Rama që ka dhënë urdhër të bllokohet pasaporta e Erion Veliaj, për të mos e spiunuar Erion Veliaj, Edi Ramën, nëpër kancelaritë evropiane. Nga ana tjetër është Arben Ahmetaj që i bën ftesë sot në Zvicër të shkojë dhe të bëhet “pentito” dhe të flasë njësoj si Arben Ahmetaj. Ne nuk tërhiqemi! Qoftë Erion Veliaj sot tek Arben Ahmetaj sot në Zvicër, a e zbaton apo jo Altin Dumani, urdhrin e Edi Ramës, për ne pak rëndësi ka. Për ne rëndësi ka që taksat e qytetarëve t’i mbrojmë çdo ditë“, the Belo.

Dhe ka ende që pyesin se si ka mundësi që Belo humbi 60 mijë vota, duke thyer çdo rekord disfate; si ka mundësi që pas 10 vitesh në opozitë i bien fyellit të marrëzisë në të njëjtën vrimë!