Lidhja e vëllezërve Këlliçi me grupin e pastrimit të parave të Kristian Boçit

Aktualitet

Publikuar: 28/06/2024

Lidhja e vëllezërve Këlliçi me grupin e pastrimit të parave të Kristian Boçit

Djali i Vladimir Avramit, njërit prej personave më rolin më kyç në skemën e pastrimit të 50 milionë eurove pasurive, të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, Arbër  Avrami rezulton të jetë administratori i i shoqërisë Albgaz

Arbër Avrami është emëruar në krye të shoqërisë aksionare, në pronësi dhe varësi 100% të Ministrisë së Energjetikës, që në vitin 2018 për dy mandate tre vjeçare radhazi.

Në shoqërinë Albgaz më herët ka qenë i punësuar si këshilltar ligjori edhe Reshard Këlliçi, vëllai i rithemelimsit Belind Këlliçi. Reshard Këlliçi rezultonte  me një pagë mujore rreth 1.9 milion lek të vjetra.