Një vit më parë kaloi pa vëmendjen e duhur një skandal me tjetërsimin e pasurive publike, duke mos kursyer as monumentet e natyrës siç janë Kanionet e Osumit.
Skraparlliu Dashi Satko u denoncua nga madiat dhe banorë të zonës se kishte dalë pronar i hyrjes së Kanionit të Osumit, madje kishte ngritur një konstruksion druri në afërsi të Kanioneve, te vendi Ura e Zabërzanit, si dhe një pllakë betoni.
Në certifikatat, prona rezultonte pyll, ndërsa në terren është zall, lumë dhe ujë! Pronat janë tjetërsuar, ndarë duke u emërtuar S1 dhe S2, ku pjesa S1, zonë e mbrojtur dhe Monument Natyre, ka kaluar në pronësi të shtetasit Dashi Satko.
Po a ka fuqi Dasho Satko për t’u bërë pronar i Kanioneve të Osumit? Kush fshihet pas tij? A qëndron Ilir Meta pas shtetasit Dashi Satko?
Prapaskena ka bërë disa verifikime të tjera rreth personazhit misterioz Dashi Satko. Nga verifikimet rezulto se Dashi Satko është pronar i të paktën 26 pasurive të paluajtshme nga Tirana, Durrësi deri në Skrapar.
Përfshihen troje, toka, ndërtesa, apartamente etj., të cilave nuk u dihet burimi.
Dyshimet shtohen në kushtet kur Dashi Satko nuk figuron në QKB me histori biznesi. Një personazh me pasuri marramendëse dhe që ka grabitur një pjesë të Kanioneve të Skraparit, pa asnjë historik biznesi. Kamuflim i kujt është vallë misteriozi Dashi Satko?

























