Tmerri i të gjithëve / Dor Duli sfidoi Behar Bajrin në duel, ‘të këput në 300 m, po çoi dorën te brezi…’, si dështoi plani për t’a vrarë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/06/2024

Tmerri i të gjithëve / Dor Duli sfidoi Behar Bajrin në duel, ‘të këput në 300 m, po çoi dorën te brezi…’, si dështoi plani për t’a vrarë

Nëse kishte një personazh, i cili ishte kthyer në makth për Behar Bajrin, ai është Dorian Duli, i njohur si Dor Duli.

Behar Bajri ishte fiksuar për të hequr sa më parë qafet Dorian Dulin, i cili përshkruhej si një personazh tepër i rrezikshëm, i cili qëllonte fatalisht deri në 300 m.

Dorian Duli është i njohur si një personazh me të shkuar krimianle, i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, mbajtje të lëndeve narkotike, vjedhje dhe armbajtje pa leje. Duli është kërkuar edhe nga drejtësia belge si anëtar i një grupi krimianal.

Prapaskena, referuar dosjes, mëson se Behar Bajri donte ta vriste Dorian Dulin pasi Duli rrinte me armiqtë e tij, Ibrahim Licin dhe Bardhok Pllanajn, i vrarë në prill 2021 në Shkodër.

Por jo vetëm kaq. Mes figurave të krimit ishte përhapur një lajm sipas të cilit Dorian Duli e kishte sfiduar Behar Bajrin në duel si në filmat me kauboji, pas një mosmarrëveshje që Behari kishte pasur me Admir Tafilin për lojërat e fatit. Dorian Duli menaxhonte biznesin e Tafilit.

Në ndërmarrjen e vrasjeve, Behar Bajri bashkëpunonte ngushtë me Pëllumb Gjokën dhe Vis Martinajn, ndonëse Bajri kishte skuadrat e tij të vrasëve. Për të vrarë Dorian Dulin, Behar Bajri angazhoi disa grupe, por Duli ishte shumë i vështirë si shënjestër.

Duli kishte vetëm një dobësi të madhe: Shkonte në varrimin e miqve dhe shokëve. Qëndronte gjatë. Këtë dobësi e dinte Behar Bajri, i cili mendonte ditë e natë për t’a vrarë.

Në 21 gusht 2020, Aleks Ngreka informon Prekë Kodrën se Duli do të shkonte të nesermen në varrimin e Indrit Rrajës, bashkë me Ibrahim Licin.

Prekë Kodra informon Beharin, i cili ngre tre prita me mitroloz dhe kallashë. Por, atentati dështon, pasi organizatorët nuk ishin të sigurt se në cilën makinë ishte Dorian Duli.

Behar Bajri kishte informacion për lëvizjet. Madje edhe se ku do të lindte gruaja e Dulit, në Spitalin Salus.

Bajri mori informacion edhe se Duli do të blinte një skaf. Ai bëri plan që vrasësi të vishej me uniformë policie dhe t’i afrohej me motorr uji.

Por, asnjë plan nuk po finalizohej. Behar Bajri u fiksua kur keq, kur një nga ushtarët e tij, i tha se Dorian Duli të ‘heq në 300 metra’. Ai tja se e kishte shumë frikë.

Në këto rrethana, Behar Bajri kontrakton Bardhyl Mavrajn për t’i gjetur dikë për të hequr qafet Dorian Dulin. Mavraj ishte lidhje e ngushtë e Behar Bajrit.

Bardhyl Mavraj kontrakton mjeshtrin e vrasjeve me pagesë, Nuredin Dumanin, duke i ofruar 200 mijë euro. 100 mijë euro të tjera ishin hedhur për informacion.

Nuredin Dumani kërkon edhe një kusht shtesë: T’i gjenin informacion se ku ndodhej Talo Çela.

Bardhyl Mavraj i premton se do t’a gjenin, meqenëse Behari kishte akses te përgjimet, operacionet policore, TIMS etj., pasi kishte rekruar disa funksionarë kyç, ku kryesori ishte Ardit Hasanbegaj, shef i krimit të organizuar në Policinë e Shkodrës, bashkë me Oltian Bistrin, një ushtar i Pëllumb Gjokës.

Nuredin Dumani nis planet e eleminimit, që nga ndjekja me motorr uji, vendosja e 3 kg në makinë apo vrasja në një drekë, ku Dorian Dulin do t’a fronte një shoku i tij që ishte blerë nga Behar Bajri.

Por, Dorian Duli dhe Ibrahim Lici duket se ishin gjithnjë një hap para Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, edhe pse këta dy të fundit angazhojnë edhe Vis Martinajn.

Për vrasjen e Licit, ishte angazhuar edhe Astmer Bilali, i cili po ndihmonte për të mbledhur info edhe për Dulin.

Dorian Duli duket se kishte nuhatur rrezikun. Në skenë del edhe Durim Bami, një emër epik i krimit. Durim Bami del si lidhje e Behar Barjrit. Ky i fundit shonte për të drekuar dhe linte takime tek lokali j Bamit si një vend i sigurt.

Por, nga ana tjetër Behar Bajri bashkëpunon me Ben Ndokën për të vrarë Durim Bamin, edhe pse e kishte mik.

Për të eliminuar Durim Bamin ishin bashkuar Arben Ndoka, Ervis Martinaj dhe Emiljano Shullazi. Por, ashtu si Dorian Duli, edhe Durim Bami ishte një shenjestër tepër e vështirë.